Si të Shpëtoni nga Zverdhja e Thonjëve – Metoda Natyrale në Shtëpi

2.7k 0

Thonjtë mund të jenë unikë për çdo person.

Ato përcaktohen nga forma e duarve, faktorët gjenetikë dhe mirëmbajtja.

Shëndeti i tyre në veçanti varet nga mënyra si kujdeseni për to ose nga shkaqe të tjera shëndetësore të cilat kërkojnë sërish kujdes.

Në këtë artikull do të flasim për zverdhjen e thonjve dhe mënyrat se si ta largoni atë natyralisht.

Në peshoren e ndikuesve të jashtëm dhe atyre të brendëshëm që përmendëm edhe më lart, futet pirja e duhanit, aplikimi i vazhdueshëm i manikyrit mbi thonj apo sëmundje si psoriaza apo diabeti.

Mëposhtë do ju tregojmë disa mënyra natyrale të zbardhimit dhe trajtimit të tyre.

Trajtimi me lëng limoni

Lëngu i limonit është një mënyrë natyrale shume e mirë për të përmirësuar shëndetin e thonjve të këmbëve dhe të duarve.

Acidi citrik i pranishëm tek kjo agrume ndihmon në heqjen e shtresave apo mykut të formuar përgjatë viteve.

Për të nisur këtë trajtim shtrydhni lëngun e një limoni në një enë të thellë dhe zhyshni aty thonjtë.

Mbajini pa lëvizur për 10-15 minuta e më pas shpëlajini duart me ujë dhe sapun.

Këtë trajtim përsëriteni çdo darkë derisa ngjyra e thonjve të jetë zbehur plotësisht.

Trajtimi me sodë buke

Një tjetër mënyrë e shëndetëshme dhe ekonomike për të trajtuar thonjtë e shëndetëshëm është soda e bukës.

Krijoni një pastë me dy lugë çaji sodë dhe një lugë ujë e më pas lyeni thonjtë me të.

Lëreni të thahet dhe të veprojë për disa minuta dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Nëse e kryeni rregullishr këtë trajtim thonjtë tuaj do të zbardhen.

Trajtimi me vaj ulliri

Për këtë trajtim ju duhet vaj ulliri, sodë buke dhe lëng limoni.

Përzieni nga një lugë çaji për secilën dhe zhytini thonjtë në pastën e krijuar.

Mbajeni për 15-20 minuta dhe më pas shpëjaeni.

Mënyra tjetër e largimit të ngjyrës nga thonjtë është të kuptoni shkakun përse kjo ju ndodh dhe ta eleminoni atë sa më shumë qe të jetë e mundur./AgroWeb.org