Trajtimi Bimor me Majdanoz për Lëkurë të Butë e të Shëndetshme

1.7k 0

Mënyra më e mirë për të pasur një lëkurë të paraqitshme por mbi të gjitha të shëndetshme, është ushqyerja.

Produktet natyrale dhe bimore janë tepër miqësore me lëkurën dhe i japin atë për të cilën ajo ka nevojë.

Një prej produkteve më të mira bimore për shëndetin e lëkurës së fytyrës dhe jo vetëm është majdanozi.

Me këtë barishte të shëndetshme ju mund të bëni një maskë të shkëlqyer që rikthen nuancat e shëndetshme të saj.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni përgatitjen e një maske të thjeshtë me tre përbërës: majdanoz, uthull molle dhe kos.

Maska është shumë e dobishme dhe e mbron lëkurën.

Uthulla E Mollës

Uthulla e mollës parandalon shfaqjen e akneve.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ajo funksionon edhe si tonik dhe eliminon qelizat e vdekura të cilat formojnë një shtresë të thatë të lëkurës.

Kosi

Përfitimet e kosit për bukurinë janë të panumërta.

Aplikimi i kosit në lëkurë e zbut atë dhe e bën më të lëmuar.

Kosi lufton shenjat e plakjes dhe i jep lëkurës një paraqitje më rinore.

Majdanozi

Majdanozi shërben si antioksidant dhe lufton inflamacionin e lëkurës.

Ai përdoret kundër të nxirave, njollave, të djegurave dhe pickimeve.

Maska Me Majdanoz Për Lëkurën

Në një tas të thellë përzieni gjysëm gote uji me majdanoz të grirë hollë.

Shtoni dy lugë gjelle me uthull molle dhe tre lugë gjelle me kos.

Përziejini përbërësit mirë deri sa të krijohet një masë homogjene.

Vendoseni maskën në fytyrë dhe shmangni zonat e ndjeshme si ajo e syve.

Mbajeni maskën për 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

AgroWeb.org ju sugjeron që maskën me majdanoz mund ta bëni dy herë në javë vetëm nëse fytyra juaj nuk është e ndjeshme ndaj kësaj barishteje./AgroWeb.org