Turshitë Unike të Bamjeve Shqiptare – Si t’i Përgatisni

4.3k 0

Turshitë janë të dashurat e kuzhinës shqiptare. Arti shqiptar i shndërrimit të perimeve në një pjatë të shijshme, të marinuara gjatë në uthull, vaj ulliri dhe erëza është unik ndër shekuj, e do vijojë të jetë i tillë në shekujt që do vijnë.

Por ndërsa tradita shqiptare e turshive është ndalur tek shijet më të njohura si domatet, lakra, specat, kastravecat, patëllxhanë dhe panxhar, një mrekulli fantastike për t’u provuar janë bamjet turshi.

Bamja qëndron në majë të piramidës ushqimore si një super zarzavat. Duke e paragjykuar në shije, ne shpesh kemi neglizhuar vetitë ushqyese të saj.

E sjellë mjeshtërisht në specialitetin e turshisë, bamja vjen unike jo vetëm për shijen por edhe për vlerat që ka.

Turshitë përmbajnë sasi të moderuara të hekurit, magnezit, fosforit, kaliumit, thiaminës, robflavinës, niacinës, vitaminës B-6, folatit, vitaminës B12, vitaminës A, E, D dhe vitaminës K.

Të gjitha këto të mira përftohen në të gjitha perimet turshi, përfshirë edhe të mrekullueshmen bamje.

Më poshtë, AgroWeb sjell recetën unike se si të përgatisni krejt lehtë në kuzhinën tuaj Bamjet Turshi.

Përbërësit

• 1 kg bamje të freskëta
• 3 speca djegës të kuq, të thatë
• 3 lugë kopër e thatë
• 2 gota me ujë
• 1 gotë uthull
• 2 lugë kripë
• Vaj ulliri (Sipas dëshirës)

Përgatitja

-Pastroni mirë bamjet me ujë të bollshëm.

-Ndajini bamjet e freskëta në mënyrë të barabartë në tre kavanoza qelqi të pastër.

-Vendosni nga një spec djegës të kuq në secilin kavanoz.

-Hidhni nga një lugë çaji me kopër të thatë në çdo kavanoz.

-Në një tigan, përzjeni ujin, uthullën dhe kripën.

-Vendosi tiganin në zjarr, derisa masa të vlojë.

-Hidheni masën e përftuar në kavanozat e mbushur me bamje.

-Vulosni kavanozat dhe vendosni për 10 minuta në një enë me ujë të ngrohtë.

-Futini vazot në frigorifer para se t’i hapni./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.