3 gjëra që çdo trajner personal duhet t’i dijë

3.2k 0

“Dje po kaloja rrugën dhe papritmas pashë njerëz që po zhvillonin një stërvitje në natyrë. S’më kishte rastisur më parë të shikoja dikë që stërvitej te Piramida, m’u duk diçka e pabesueshme. Ishte crossfit nga trajner Mikeli….

U afrova dhe dëgjova që kishte pasur edhe evente të tjera në Tiranë. Të shtunën te Sheshi Italia dhe tek Liqeni Artificial, njerëz të apasionuar pas fitnesit kishin zhvilluar seanca në natyrë, në një eksperiencë krejtësisht ndryshe.

Ajo që më bëri përshtypje ishte emri i organizatorit, i cili quhej “Onemor” – kjo më kujtonte atë shtysën time të fundit kur jam duke bërë squat ose jam në përsëritjen e fundit të bench press. Sa herë ndodhem në këtë situatë i them vetes, edhe një.

Shkova në websitin e tyre dhe pashë që ishte një tjetër aplikacion më shumë në treg. Mendova që dhe kësaj here nuk kisha zbuluar asgjë me shumë rëndësi, por gabohesha. Ajo që vura re nuk ishte një app, por një ekosistem për fitness. “Wow”, thashë me vete. Si nuk më ka shkuar mendja mua më parë.

Çfarë ndryshimi ka?

Çdo trajner e ka bazuar të ardhmen e tyre në trajnimin 1 për 1, e di ç’do të thotë kjo: S’ka pushime, koha jote nuk mjafton, je gjithë kohës në punë, numri i klientëve është i kufizuar dhe të ardhurat nuk janë të mjaftueshme.

Për këtë arsye, çdo trajner ëndërron të kalojë nga modeli 1 për 1 në modelin 1 për shumë klientë. Dhe për këtë arsye tentojnë forma të ndryshme, si për shembull:

Ndërtojnë një app ose website vetëm për ta. Më lini t’ju shpjegoj pse kjo është e gabuar. Imagjino një ekosistem tjetër në një industri tjetër, p.sh Airbnb. “Airbnb” është një platformë ku çdokush mund të identifikohet dhe të ngarkojë disa foto dhe një përshkrim të shtëpisë së tij që njerëzit të rezervojnë shtëpinë për një javë ose fundjavë. Por do të ishte një praktikë e dështuar nëse një individ që do të marrë me qira shtëpinë fillon të krijojë aplikacionin e tij me një faqe interneti vetëm për një shtëpi. Dështim i garantuar. E njëjtja gjë vlen dhe për platformën e “Booking” që ofron më shumë opsione hotelesh se çdo vend tjetër në botë, duke e bërë krejtësisht të pakëndshme për një përdorues të kërkojë një hotel në një vend tjetër. Pra, e thënë shkurt, një trajner ka nevojë për një ekosistem fitnesi ndërveprues, një vend ku përdoruesit shkojnë atje për qëllimin e vetëm për t’u stërvitur. Kjo do të thotë që nuk do t’ju duhet të rendni pas klientëve, por do të keni mijëra të apasionuar pas aktivitetit fizik që do të kërkojnë të blejnë programet tuaja.

Mënyra e dytë që provojnë është me mesazhe ose lista exceli. Kjo do e bënte të gjithë eksperiencën shumë të keqe dhe jo vetem personi që do të bëjë ushtrime online nuk do vazhdonte të stërvitej më, por edhe mund të humbte besimin te trajneri.

Dhe mënyra e tretë nëpërmjet Instagramit. Kjo në fakt mund të jetë një nga format më të dështuara jo vetëm në Shqipëri, por kudo rreth kësaj. Imagjino sikur ti je një person që merresh me fitness dhe aktivitet fizik. Mënyra se si ke zgjedhur ti marrësh proteinat është nëpërmjet mishit të pulës. Për këtë arsye shkon në një dyqan lulesh dhe porosit mish pule. S’ka sens apo jo? Pikërisht. Kur ti je në Instagram, je me një audiencë e cila është duke kërkuar të shohë një mace që fle gjumë, Elon Musk duke hedhur një raketë tjetër në hapësirë, fjalime motivuese dhe një djalë i cili pret një plastikë me një thikë të nxehtë. Pra, Instagrami nuk ka hapësirën e duhur për të shitur programe trajnimi online.

Për këtë arsye janë shpikur ekosisteme të tjera në industri si Airbnb, Spotify, Uber, Booking, OnlyFans etj. Janë shpikur që një person i cili ka diçka për të ofruar të ketë nga ana tjetër dikë që ka dëshirë ta blejë.

Menjëherë më lindën 2 pyetje:

A është gati Shqipëria për këtë gjë?

Kjo s’ka shumë rëndësi, pasi vura re që platforma ka audiencë globale, diçka që unë kam dashur gjithnjë ta aksesoj. Përveç kësaj mendoj që shqiptarët në fakt janë gati të bëjnë dhe stërvitjen online deri sa ka trajnerë të cilët ofrojnë këto shërbime. Tani është puna jonë të edukojmë tregun.

Pyetja e dytë ishte, sa është pagesa që një trajner paguan? Ishte falas. Wow.

Menjëherë u futa të shikoj në “Onemor” nëse edhe unë mund të isha një nga trajnerët që mund të regjistrohesha dhe të isha dhe unë një “trajner i së ardhmes”, siç cilësohej në website.

U regjistrova brenda 20 sekondash në waiting list dhe pres të hap një account që të kaloj në mënyrën një për shumë. Ndërkohë fillova të navigoj dhe pashë që vetë platforma të ofronte kurse falas shumë cilësore për mënyrën se si mund të rris audiencën time, si të shes online, si të mbaj klientet e mi të angazhuar apo si të gjej më shumë klientë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.