Kur mendoni për lumturinë apo humorin e mirë me siguri medoni për ndonjë ritual që ju fal kënaqësi.
Në përgjithësi burimet e kënaqësisë për njerëzit lidhen me ndonjë ushqim të shijshëm, një fundjavë në plazh apo terapi të ndryshme që ju bëjnë të ndiheni mirë.
E megjithatë kur ndiheni të mërzitur duket sikur edhe aktivitetet më të preferuara për ju kthehen në monotone.
Në gjendje të tilla mund ta keni më të vështirë se zakonisht të rregulloni humorin pavarsisht masave që mund të merrni.
Sipas ekspertëve kjo ndodh sepse mund të jeni të lodhur nga stresi, nga ndjenjat e humbjes apo zhgënjimit të vazhdueshëm.
Në rastet kur asgjë nuk ju bën të ndiheni mirë, ju këshillojmë të ndiqni këto 3 mënyra qetësimi e reflektimi.
Ndërmerrni një aventurë
Edhe nëse ju frikëson, edhe nëse është diçka që nuk e keni provuar kurrë provoni të bëni një aktivitet të ri.
Në këtë mënyrë do të mund të ngrini humorin dhe ta mbani veten të angazhuar plotësisht në aktivitetin që po kryeni.
Kur dilni nga shtëpia përfitoni një prespektivë të re që mund t’ju ndihmojë të zgjidhni probleme të përditshme.
Gjithashtu aktivitetet e reja janë shumë angazhuese për trurin gjë që ju shpërqëndron nga përditshëmria.
Mund të zgjidhni të shkoni në një qytet që nuk e keni vizituar më parë për disa ditë, të udhëtoni jashtë vendit apo të kryeni aktivitete sportive të ndryshme si ngjitjet në mal apo zhytja.
Mësoni më shumë për eksperiencën tuaj
Kur ndiheni të merzitur, në depresion apo vuani nga ankthi është shumë e thjeshtë të negativizoni çdo gjë që ju ndodh përreth.
Megjithatë shpesh këto ndjenja vijë si pasojë e qëllimeve të mëdha që doni të arrini apo vendimeve të mëdha që doni të ndermerrni.
Është e rëndësishme të flisni me njerëz të tjera që ndodhen në situate të ngjashme me ju në mënyrë që të kuptoni se këto emocione mund të jenë universale.
Madje në momente të caktuara edhe normale ndaj komunikimi me persona të tjerë ju ndihmon të ndiheni më të çliruar psikologjikisht.
Qëndroni më afër njerëzve që doni
Një mënyrë për t’u ndjerë më mirë është të qëndroni afër një personi që doni apo që admironi.
Megjithëse kjo ndjenjë lumturie mund të zgjasë pak do t’ju ndihmojë ta shihni veten dhe ndjenjat tuaja në një prespektivë të re.
Miqtë apo njerëzit që doni mund t’ju ndihmojnë të ndiheni pak më mirë kur jeni duke kaluar kohë të vështira.
Prandaj provoni të kontaktoni dikë dhe të bëni një plan për të kaluar një ditë ndryshe./AgroWeb.org
Burimi: Psychology Today
Lini një Përgjigje