4 Faktorët që Rrisin Tensionin e Gjakut

4.5k 0

Tensioni i gjakut ka të bëjë me forcën me anë të së cilës gjaku qarkullon në arterie.

Tensioni mund të rritet për shumë arsye por kur kjo është e përsëritur atëherë rreziku që të përballeni me hipertension kronik, ngushtim të enëve të gjakut, sëmundje të zemrës dhe goditje në zemër janë të larta.

Faktorët Që Rrisin Tensionin e Gjakut

Siç e thamë edhe më lart, faktorët që rrisin tensionin e gjakut janë të ndryshëm por disa prej më kryesorëve janë si më poshtë.

Stresi Dhe Ankthi

Nëse ju përballeni me episode intense të stresit apo ankthit, tensioni i gjakut mund të rritet krejt papritur.

Stresi nxit rritjen e tensionit duke çliruar shumë hormone që i bëjnë enët e gjakut më të ngushta.

Dhimbja fizike është gjithashtu një faktor që mund të shkaktojë një rritje të beftë të tensionit të gjakut.

Barna Të Caktuara

Disa ilaçe të caktuara mund të shkaktojnë një rritje të papritur të tensionit të gjakut.

Këtu mund të përmendim kontraceptivët që nëse merren rregullisht dhe për një kohë të gjatë mund të nxisin hipertensionin kronik.

Në raste të izoluara, ilaçet si aspirina apo ibuprofeni mund të rrisin gjithashtu tensionin e gjakut në mënyrë të papritur.

Kripa

Konsumi i ushqimeve apo pijeve me përmbajtje të lartë kripe mund të shkaktojë një rritje të papritur të tensionit të gjakut.

Kjo ndodh sepse kripa e nxit trupin të grumbullojë më shumë lëngje.

Në këto raste, tensioni mbetet i lartë për një kohë të shkurtër.

Edhe ngrënia e një vakti të rëndë nxit lëshimin e hormoneve të caktuara në gjak që mund të rrisin jo vetëm tensionin por edhe rrahjet e zemrës.

Duhani

Nikotina ka një ndikim të menjëhershëm në tensionin e gjakut.

Ajo nxit inflamacionin në sistemin qarkullues që ngurtëson enët e gjakut dhe rrit tensionin.

Këto ndryshime vërehen pas pirjes së një cigare të vetme./AgroWeb.org