4 Llojet e Ushqimeve që Duhet të Shmangni Kur Jeni të Stresuar

1.9k 0

Hulumtimet e reja sugjerojnë se ajo që hamë ka fuqinë për të qetësuar ose nxitur stresin.

Ushqimi që hamë transformohet në blloqe ndërtuese të proteinave, enzima, neurone dhe neurotransmetues që transferojnë informacione dhe sinjale rreth trupit.

Në këtë këndvështim, ne jemi ajo që hamë dhe mënyra e të ushqyerit ndikon në funksionin e trurit dhe trupit tonë.

Ushqimi ka fuqinë të ndikojë në mënyrën se si ndihemi dhe nëse disa ushqime mund të na bëjnë të ndihemi më mirë, të tjera mund të kenë efekt të kundërt.

Më poshtë, AgroWeb.org ju njeh me katër llojet e ushqimeve që duhet të shmangni kur jeni të stresuar.

Ushqimet shumë të përpunuara

Rritja e sasisë së ushqimit që konsumoni në një vakt ose gjatë gjithë ditës është diçka e zakonshme që ndodh kur jeni të stresuar.

Tashmë është vërtetuar se njerëzit gjatë këtyrë periudhave janë më të prirur të konsumojnë ushqime me përmbajtje të lartë yndyre ose sheqeri.

Ushqime të tilla edhe pse janë shumë të shijshme, janë të pasura me sheqerna, yndyrna, natrium, ngjyrues artificialë dhe konservantë.

Këtu përfshihen picat e ngrira, karamelet, pijet e gazuara, patatinat, akollorja dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Studuesit kanë vënë re se njerëzit që hanin sasi të mëdha të këtyre ushqimeve që shkaktojnë inflamacion në trup, kishin një rrezik më të madh për të zhvilluar depresion.

Edhe pse ende nuk është e qartë se si këto ushqime ndikojnë në zhvillimin e depresionit, shkencëtarët mendojnë se arsyeja kryesore është mungesa e lëndëve ushqyese.

Dhe siç dihet lëndët ushqyese që marrim nga ushqimi janë ato që ndihmojnë organizmin të kryejë në mënyrë të rregullt funksionet jetësore.

Alkooli

Alkooli vepron duke ngadalësuar aktivitetin e trurit dhe për momentin ju mund të gjeni pak qetësi.

Por në bazë të studimeve të ndryshme është arritur në përfundimin se konsumi i tepruar i alkoolit mund të përkeqësojë stresin për një kohë të gjatë.

Gjithashtu alkooli është një helm për trupin, kur konsumohet trupi ndalon tretjen e substancave të tjera dhe fokusohet në nxjerrjen e alkoolit nga organizmi.

Kjo krijon një ngarkesë të madhe pune për mëlçinë tuaj dhe ndalon punën e metabolizmit tuaj.

Kafeina

Kur konsumoni kafeinë, dopamina dhe vigjilenca rriten, për disa njerëz, kjo mund të shfaqet si nervozizëm dhe shqetësim gastrik.

Për ata që pririren të kenë sulme paniku, efektet e kafeinës janë edhe më serioze.

Ky stimulues mund të sjellë rritje të rrahjeve të zemrës, presion të lartë të gjakut, pagjumësi dhe ankth.

Ndonëse toleranca ndaj kafeinës është e ndryshueshme nga një person në tjetrin, AgroWeb.org rekomandon ta mbani nën kontroll konsumin e kafeninës.

Çfarë mund të konsumoni?

Kur bëhet fjalë për të mposhtur stresin, ekspertët rekomandojnë të zgjidhni ushqime të pasura me vitamina dhe minerale që stimulojnë trurin.

Të tilla si:

Yndyrnat e shëndetshme: vaji i sojës, arrorët, lloje të ndryshme farash dhe produketet e detit.

Ushqimet prebiotike: qepët,hudhrat, asparagu, tërshëra, kosi etj

Zarzavate: lakra jeshile, rukola, spinaqi, preshi etj.

Frutat: avokado, bananet, mollët etj/AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.