6 Gjërat Që Duhet Të Bëni Çdo Ditë Nëse Keni Paradiabet

1.9k 0

Të jesh i diagnostikuar me prediabet nuk do të thotë që me patjetër do të zhvillosh diabetin e tipit 2, veçanërisht nëse ndjek një plan trajtimi dhe bën zgjedhje të shëndetshme jetese.

Për disa njerëz, ndryshimet e moderuara të stilit të jetesës mund të kthejnë nivelet e sheqerit në gjak në një interval normal, gjë që mund të ndihmojë në parandalimin ose vonimin e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me gjashtë zgjedhje të shëndetshme që mund të bëni çdo ditë nëse keni prediabet.

  1. Mbushni gjysmën e pjatës tuaj me fruta dhe perime

Këto ushqime janë të mbushura me lëndë ushqyese dhe fibra dhe kanë më pak kalori. Plus, antioksidantët dhe fitokimikatet në fruta dhe perime mund të luajnë një rol në përmirësimin e rezistencës ndaj insulinës, gjë që mund të ndihmojë për të kontrolluar më mirë sheqerin në gjak.

  1. Luftoni stresin

Stresi kronik mund të përkeqësojë shëndetin dhe mirëqenien tuaj duke ulur imunitetin. Hormonet e stresit si kortizoli mund të kontribuojnë në shtimin e peshës dhe rritjen e sheqerit në gjak Një nga mënyrat për ta luftuar stresin është aktiviteti fizik, meditimi ose të bëni më shpesh ushtrime të frymëmarrjes së thellë. Tregoni kujdes ndaj vetes duke zgjedhur një aktivitet relaksues që ju pëlqen si pikturimi, dëgjimi i muzikës ose leximi.

  1. Flini mjaftueshëm

Gjumi jo i mirë, i pamajftueshëm, ndryshon nivelet e hormonit të kortizolit, gjë që na bën më rezistent ndaj insulinës. Edhe një natë e vetme pa gjumë mund t’ju bëjë më rezistent ndaj insulinës ditën tjetër.

  1. Shmangni alkoolin

Konsumi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë inflamacion në pankreas dhe kështu ai mund të mos jetë më në gjendje të sekretojë insulinë. Nëse vendosni të pini alkool, rekomandimi nuk është më shumë se një pije në ditë për gratë dhe dy pije në ditë për burrat.

  1. Lëvizni sa më tepër

Qëndrimi ulur për kohë të gjatë, mund të përshpejtojë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2. Mungesa e lëvizjes është një kontribuues kryesor në sëmundjet kronike. Aktiviteti fizik rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës, rrit mënyrën se si muskujt përdorin glukozën (sheqerin) në gjak dhe përmirëson rezistencën ndaj insulinës. Espertët rekomandojnë të bëni të paktën 30 minuta aktivitet fizik çdo ditë.

  1. Ndiqni një regjim ushqimor me bazë bimore

Ushqimet me bazë bimore si arrat, farat, frutat, perimet, drithërat, fasulet dhe bishtajoret përmbajnë shumë lëndë ushqyese. Ato mund të luftojnë sëmundjet e zemrës, të ulin kolesterolin, të ndihmojnë në menaxhimin e sheqerit në gjak dhe të përmirësojnë gjendjen emoconale. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.