A Është e Sigurt të Konsumosh Vezë të Skaduara?

2.1k 0

Ka dy lloje njerëzish: ata që e hedhin ushqimin në minutën e kalimit të datës së skadencës dhe ata që nuk shetësohen dhe e konsumojnë atë.

Ju duhet të dini se vezëve iu duhet një kohë shumë e gjatë për t’u prishur.

Dhe nëse data e skadencës ka kaluar, mos nxitoni t’i hidhni vezët.

Ekziston gjithashtu një test i thjeshtë për të dalluar vezët e skaduara përpara se t’i thyeni ato.

Çfarë do të thotë në të vërtetë data e skadencës dhe si të dalloni nëse vezët janë apo jo të prishura, AgroWeb.org ju fton ta mësoni më poshtë.

Çfarë do të thotë data në kutinë e kartonit?

Kutia e vezëve ka të stampuar numra të shumtë.

Së pari është një datë, e cila është zakonisht data e shitjes ose dita në të cilën një dyqan i caktuar ushqimor duhet të tërheqë këtë produkt.

Dhe kjo përqendrohet në cilësinë dhe freskinë në vend të shqetësimeve të sigurisë ose shëndetit.

Gjithashtu në paktetim ka një kod treshifror i quajtur “Data Juliane”.

Kjo datë tregon ditën kur vezët janë futur në kuti kartoni.

Këto të dhëna mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni se sa të freskëta janë vezët.

Vezët e reja janë perfekte për t’u ngrënë të fërguara, ndërsa vezët e vjetra janë ideale për receta të tjera.

Sipas të dhenave të AgroWeb.org vezët mund të shiten deri në 30 ditë pasi janë paketuar.

Por nëse leximi i datave në pakteim ju bën më tepër konfuz ju mund të bëni një eksperimet të thjeshtë për të përcatuar vjetërsinë vezëve.

Si të dalloni nëse vezët janë të freskëta?

Mbushni një gotë me ujë dhe hidheni vezën brenda. Nëse ajo noton, veza është prishur. Hidheni atë.

Sa kohë mund t’i përdorni vezët përtej datës së skadencës?

Testi i lundrimit është i dobishëm, por është gjithashtu është e dobishme të dini se vezët qëndrojnë të freskëta nga tre deri në pesë javë pas datës së shitjes./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.