Çfarë Do Të Ndodhte Me Trupin Tuaj Nëse Do Të Konsumonit Çdo Ditë Produkte Bulmeti?

1.1k 0

Nëpër internet mund të keni hasur shkrime apo video të ndryshme që këshillojnë të hiqni dorë nga bulmeti.

Sipas tyre, duke vepruar në këtë mënyrë, do të mund të balanconi nivelet e hormoneve, lëkura mund të pastrohet, rreziku për sëmundje kronike të ulet, e madje të mund të humbisni edhe peshë.

Edhe pse është e vërtetë që bulmeti mund të shkaktojë inflamacion nëse jeni alergjik ndaj tij, dietologët besojnë se bulmeti mund të jetë patjetër pjesë e një regjimi të shëndetshëm.

AgroWeb.org ju fton të mësoni më poshtë më tepër rreth kësaj çështjeje dhe në fund të vendosni vetë nëse duhet apo jo të hiqni dorë nga këto produkte.

Çfarë ndodh nëse konsumoni bulmet çdo ditë?

Ju do të merrni disa lëndë ushqyese që janë sigurisht janë shumë të rëndësishme për shëndetin. Të tilla si kalcium, vitaminë D, fibra dhe kalium, plus hekur dhe folate.

Kalciumi dhe vitamina D bashkohen për të forcuar kockat dhe për të ruajtur shëndetin e tyre, ndërsa kaliumi vepron si një elektrolit i rëndësishëm dhe ndihmon në ruajtjen e presionit të shëndetshëm të gjakut.

Të gjitha produktet e qumështit përmbajnë në mënyrë natyrale nivele të ndryshme të vlerave ushqyese të përmendura më sipër, të cilat ndihmojnë organizmin në mëmyra të ndryshme.

Ju do të merrni një sasi të mirë proteinash.

Proteina luan një rol në rritjen e muskujve, furnizon energji dhe vepron si bllok ndërtues për çdo qelizë në trupin tonë.

Nëse kurseni në këtë makronutrient, rrezikoni të keni një sistem imunitar më të dobët, humbje të muskujve, kocka më të dobëta etj.

Për më tepër, proteina mund t’ju mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë, gjë që ndihmon qëllimin për të rënë nga pesha nëse keni një të tillë.

Në varësi të bulmetit, mund të keni një përmirësim të shëndetit të zorrëve.

Shëndeti i zorrëve dhe grupi i baktereve të mira që banojnë në to, ndikon në gjumin, peshën, tretjen, shëndetin imunitar etj. Në këtë rast konsumi i kosit ose kefirit, ushqen bakteret e mira në sistemin tretës duke e mbajtur atë të shëndetshëm.

Nëse jeni intolerant ndaj laktozës do të ndjeni simptomat.

Disa njerëz përjetojnë një intolerancë ndaj laktozës, dhe mund të përjetojnë simptoma të pakëndshme si dhimbje barku, gazra dhe diarre.

Megjithatë ka disa produkte të qumështit që mund të mos ndikojnë fare, ose jo edhe aq shumë, tek individët me intolerancë ndaj laktozës.

Kosi, lloje të ndryshme të djathrave të fortë që janë natyralisht më të ulëta në laktozë se qumështi, mund të mos krijojnë shqetësime.

Mund ta teproni me yndyrat e ngopura dhe natriumin.

Shumica e djathrave priren janë të pasura me yndyrna të ngopura dhe të jenë  të larta në natrium. Tashmë dihet se natriumi nuk është i mirë për presionin e gjakut apo shëndetin e zemrës.

Edhe pse qumështi është një burim i yndyrave të ngopura, disa kërkime tregojnë se ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës nëse nivelet e yndyrnave dhe natriumit janë të ulëta tek lloji që zgjidhni për konsum.

A është mirë të shmangni plotësisht bulmetin?

Disa njerëz nuk mund ta tresin laktozën, sheqerin që gjendet në produktet e qumështit, kështu që konsumimi i tij çdo ditë mund të shkaktojë efekte të pakëndshme.

Për sa kohë që nuk jeni intolerant ndaj laktozës, nuk është e nevojshme të hiqni dorë. I vetmi efekt anësor që mund të vini re pasi të keni konsumuar sasi të larta bulmeti mund të jetë shtimi në peshë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.