Me salcë, pana apo vetëm me djathë, nuk ka rëndësi pasi një pjatë e ngrohtë me makarona është gjithnjë një ide e mirë për një vakt të shijshëm.
Pjata simbol i Italisë fqinje e përhapur tashmë në të gjithë botën, zë një vend të rëndësishëm edhe në tavolinat e Shqiptarëve.
Sipas një studimi nga Oksfordi makaronat janë pjata më e famshme në botë, por a keni menduar ndonjëherë se çfarë i ndodh trupit kur i konsumoni ato.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon të gjitha reagimet e organizmit tuaj të cilat duhet t’i dini.
Merrni më shumë energji
Kur konsumoni karbohidrate ato kthehen në glukozë ne trupin tuaj që do të thotë më shumë energji.
Trupit i duhet gjithnjë glukoza dhe energjia për të funksionuar pasi mund ta magazinojë atë në muskuj dhe mëlçi për ta përdorur më vonë.
Ju ngrenë humorin
Karbohidratet e ndihmojnë trupin të prodhojë më shumë serotoninë që do të thotë më shumë lumturi.
Serotonina njihet si hormoni i lumturisë dhe si një balancues natyral i humorit.
Gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave dhe shërimin e shpejtë të plagëve.
Ndiheni më të ngopur
Pas një pjatë me makarona me siguri që e ndjeni veten të ngopur apo të mbushur dhe kjo e gjitha për shkak të fibrave të shumta që ato përmbajnë.
Fibra njihet si një element që e ngadalëson tretjen dhe ju bën të ndiheni më të ngopur për një kohë më të gjatë.
Fibrat e mira gjithashtu rregullojnë bakteret e mira në stomak, ulin kolesterolin dhe i dhurojnë shëndet organizmit.
Do të merrni vitamina
Megjithëse kjo mund të jetë një surprizë, makaronat kanë më shumë vitamina dhe minerale nga sa mendoni.
Një porcion makarona ju jep një dozë të shëndetëshme hekuri, zinku, selenium, magnez të cilat luftojnë inflamacionit.
Përmbajnë fosfor që ndihmon shëndetin e kockave dhe vitamin B e cila lidhet me energjinë dhe shëndetine të gjithë organizmit./AgroWeb.org