Çfarë Zbulon Studimi i Ri Rreth Zgjimit Herët Dhe Depresionit?

2.6k 0

Sipas studimeve të reja, zgjimi herët në mëngjes mund t’ju ndihmojë në stabilizimin e gjendjes së humorit përgjatë gjithë ditës dhe në parandalimin e depresionit.

Ky mund të një lajm shumë i dobishëm nëse prireni të keni luhatje të theksuara të humorit, periudha depresive, ose nëse ky çrregullim është i pranishëm në familje.

Shumë studime të mëparshme vërtetojnë lidhjen mes gjumit dhe shëndeti mendor.

Por në këtë studim shkencëtarët vendosën të zbulonin se çfarë ndryshimi do të sillte një ndryshim në orarin e zgjimit.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me rezultatet befasuese të këtij studimi.

Çfarë tregon studimi për orarin e zgjimit në mëngjes?

Studiuesit zbuluan se rreziku për depression, mund të reduktohet nëse ju do të zgjoheni një orë para orarit tuaj të zakonshëm.

Duket ditur rolin kyç që luan gjenetika në përcaktimin e ritmit circadian, studiuesit analizuan të dhënat gjenetike të mbi 840,000 individëve, përmes testimit të ADN-së së tyre.

E gjithë kjo me shpresën për t’iu përgjigjur pyetjes: A rrezikohen më pak nga depresioni njerëzit që janë gjenetikisht të predispozuar të zgjohen herët në mëngjes? Të gjitha të dhënat treguan se po.

Sipas analizave statistikore, çdo një orë gjumë më pak, korrespondonte me një rrezik 23% më të ulët për tu prekur nga çrregullimet depressive.

Sipas studiuesëve, nëse zakonisht flini në orën 12 të mbrëmjes, ju mund të zvogëloni rrezikun nga depresioni me 23 %, nëse flini një orë më parë.

Dhe nëse vendosni të flini edhe më herët, ky rrezik do të zvogëlohet edhe më tepër.

Pra, ju mund të ulni potencialisht rrezikun ndaj depresionit, nëse flini më herët në mënyrë që të zgjoheni më herët.

Një këshillë është të filloni me hapa të vegjël, pra të zgjoheni rreth 10 ose 15 minuta më herët, derisa të arrini kohën e rekomanduar nga studiuesit./AgroWeb.org