Cila është Lidhja mes Tiroides dhe Kolesterolit

3.7k 0

Kolesteroli, është kryefjala e një lumi artikujsh e këshillash mjekësore për shëndetin e zemrës, por ekspertët sqarojnë se kolesteroli nuk është domosdoshmërisht i keq.

Pikë së pari, njeriu ka nevojë për kolesterolin.

Kjo substancë e butë e ngjashme me dyllin gjendet jo vetëm në enët e gjakut por edhe në çdo qelizë.

Kolesteroli është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve siç është estrogjeni dhe testosteroni dhe acidet biliare që ndihmojnë në tretjen e yndyrnave.

Për më tepër, kolesteroli ndihmon edhe për kujtesën dhe është thelbësor për shumë funksione nervore.

Thënë shkurt,  nëse ke arritur të lexosh deri këtu, duhet të falenderosh kolesterolin.

Megjithatë, duke lënë shakatë mënjanë, si çdo gjë në jetë edhe në rastin e kolesterolit, ekuilibrat janë të brishtë.

Nëse organizmi juaj përmban sasi të larta të kolesterolit të gabuar, atëherë dëmet janë të mëdha.

Kolesteroli i Mirë Dhe Kolesteroli i Keq

Kolesteroli ndahet në tre kategori: lipoproteinë e një dendësie të ulët,  tepër të ulët dhe tepër të lartë.

Lipoproteina e një dendësie të lartë është shumë e mirë për shëndetin.

Kolesteroli i keq jo domosdoshmërisht manifestohet me simptoma specifike ndaj shpesh njihet si ‘vrasësi i heshtur.’

Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë:

Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku)

Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl

Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl  ose pak më i lartë.

Niveli i triglicerideve duhet të jetë më i ulët se 150 mg/dl.

Çfarë Lidhje Ka Kolesteroli Me Tiroiden?

Tiroidja është përgjegjëse për çlirimin e hormoneve që kontrollojnë metabolizmin që orienton mënyrën se si trupi e përdor energjinë.

Hormonet e tiroides rregullojnë frymëmarrjen, peshën e trupit, temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe sistemin nervor.

Ajo që nuk dinin studiuesit deri tani është se problemet me tiroiden nxisin rritjen e nivelit të kolesterolit të keq.

Në disa raste, tiroidja prodhon shumë ose ndjeshëm më pak hormone të cilat shkaktojnë një sërë problemesh.

Nëse vuani nga hipotiroidizmi, atëherë mungesa e hormoneve nënkupton më shumë kolesterol të keq në gjak.

Hormonet e pakëta në trup nuk arrijnë të pastrojnë kolesterolin nga gjaku duke rritur ndjeshëm nivelet e tij dhe rritur rrezikun për sëmundjet e zemrës.

Regjim i Balancuar Ushqimor

Personat që vuajnë nga hipotiroidizmi nuk mund t’i nënshtrohen një regjimi specifik ushqimor, megjithatë ata duhet të sigurohen që ky regjim të jetë i ekuilibruar.

Mjekët sugjerojnë se ngrënia e tepërt e një ushqimi të caktuar dëmton organizmin.

Rrjedhimisht, ata sugjerojnë një përzierje të pasur frutash dhe perimesh.

Ushqimet Që Duhen Shmangur

Kafeja dhe soja janë dy produkte që pakësojnë aftësinë e organizmit për të shfrytëzuar medikamentet që ndikojnë tek hormonet.

Ushqimet si brokoli dhe spinaqi duhen konsumuar me kujdes dhe jo shumë sepse janë të pasura me jod.

Yndyrna Të Shëndetshme

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mungesa e yndyrnave të shëndetshme shkakton prishje të ekuilibrave hormonalë.

Yndyrnat e shëndetshme përbëjnë thelbin e shumicës së hormoneve.

Ato gjenden tek avokado, vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit, farat e linit, peshku, kosi, djathi dhe arrat.

Gluteni

Pacientët që vuajnë nga hipotiroidja duhet të shmangin ushqimet e pasura me gluten sepse nxisin sistemin imunitar të sulmojë tiroiden.

Buka, makaronat, erëzat, gruri dhe elbi janë disa prej shembujve të ushqimeve të pasura me gluten që duhen shmangur./AgroWeb.org