Fibrilacioni Atrial – Çfarë Është dhe si Mund ta Menaxhoni

2.9k 0

Fibrilacioni atrial (FA) është aritmia më e shpeshtë e zemrës, prek 2-4% të të rriturve ose 2% të popullatës.

Është një çrregullim i ritmit të zemrës, ku ajo fillon të rrahë shpejt dhe në mënyrë të parregullt.

Simptomat e fibrilacionit atrial

Këto rrahje kaotike mund të shkaktojnë një sërë simptomash, me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

Rrahjet mesatare të zemrës për një person të shëndetshëm mbi moshën 10 vjeç janë midis 60 dhe 100 rrahje në minutë.

Nëse rrahjet e zemrës tuaj rriten ose ulen, kjo mund të jetë një shenjë e një rrahjeje të parregullt të zemrës.

Disa simptoma të zakonshme përfshijnë:

  • rrahjet e zemrës
  • dhimbje gjoksi
  • lodhje
  • gulçim
  • dobësi
  • marramendje
  • të fikët
  • konfuzion
  • intoleranca ndaj ushtrimeve fizike

Këto simptoma mund të ikin e të vijnë në bazë të ashpërsisë së gjendjes tuaj.

Për shembull, ekziston një lloj fibrilacioni atrial që largohet vetë pa ndërhyrje mjekësore.

Por mund t’ju duhet të merrni ilaçe për të parandaluar episodet e ardhshme dhe komplikimet e mundshme që janë goditjet në tru dhe dështimi i zemrës.

Në përgjithësi, simptomat mund të zgjasin për disa minuta ose orë, dhe nëse vazhdojnë për disa ditë mund të tregojnë se gjendja është kronike.

Nëse keni nevojë për trajtim, mjeku mund të rekomandojë medikamentet e përshtatshme për ju.

Shkaqet

Zemra përmban katër dhoma: dy atriume dhe dy barkushe. Fibrilacioni atrial ndodh kur këto dhoma nuk sinkronizohen siç duhet për shkak të sinjalizimit elektrik të gabuar.

Shkaku i fibrilacionit atrial nuk dihet gjithmonë. Një faktor kryesor është stresi, duke përfshirë atë fizik, mendor ose emocional.

Stresi bën që aktiviteti elektrik jonormal në zemër të ndodhë më shumë.

Gjithashtu mund ta bëjë trupin tuaj më të tendosur dhe madje të çojë në ndryshime në shpejtësinë e rrahjeve të zemrës.

Disa shkaqe të tjera përfshijnë:

  • presionin e lartë të gjakut
  • semundje e arteries koronare
  • sëmundje të valvulave të zemrës
  • kardiomiopatia hipertrofike, në të cilën muskuli i zemrës bëhet i trashë
  • ndërhyrje në zemër
  • defekte të lindura të zemrës
  • marrja e medikamenteve të caktuara
  • sëmundja e tiroides
  • kafeina
  • alkooli
  • duhani etj.

Parandalimi

Shumica e rasteve të fibrilacionit atrial mund të menaxhohen ose trajtohen. Por fibrilacioni atrial tenton të përsëritet dhe të përkeqësohet me kalimin e kohës.

Ju mund të zvogëloni rrezikun duke:

  • Ndjekur një regjim ushqimor të pasur me fruta dhe perime të freskëta dhe e ulët në yndyrna të ngopura
  • Duke u stërvitur rregullisht
  • Duke mbajtuar një peshë të shëndetshme
  • Shmangni pirjen e alkoolit dhe duhanit
  • Duke ndjekur këshillat e mjekut

Në përgjithësi, një kombinim i mënyrsë së shëndetshme të jetesës dhe medikamenteve mund t’ju ndihmojë të parandaloni dështimin e zemrës dhe goditjen në tru. /AgroWeb.org