Artriti është një sëmundje kronike inflamatore që prek indet dhe nyjet në organizëm.
Kjo sëmundje manifestohet me enjtje, skuqje, ngurtësim dhe vështirësi në lëvizje.
Hapat e Rëndësishëm Në Mbajtjen Nën Kontroll Të Sëmundjes
Sëmundja mund të mbahet nën kontroll nëpërmjet hapave të duhur të cilët mund t’i lexoni më poshtë.
Mbipesha
Nëse ju jeni qoftë edhe 4 kilogramë mbi peshë, gjuri dhe kyçet e tjera në trup do të ndiejnë tre deri në gjashtëfishin e saj.
Ky presion është shumë i madh dhe vështirëson lëvizjen dhe shkakton dhimbje.
Aktiviteti Fizik
Aktiviteti fizik ofron ofron një sërë përfitimesh për pacientët që vuajnë nga artriti.
Ecja, noti ose përdorimi i biçikletës përmirësojnë forcën e kockave dhe ndihmojnë kundër peshës.
Kujdes Me Stresin
Njerëzit që vuajnë nga artriti rrezikohen më shumë nga depresioni si pasojë e dhimbjeve.
Këto dy sëmundje ushqehen nga njëra tjetra ndaj ekspertët rekomandojnë që pacientët të bëjnë të pamundurën të minimizojnë sa më shumë stresin.
Ushqimet Që Duhen Shmangur
Ekspertët sugjerojnë që pacientët që vuajnë nga artriti duhet të konsumojnë një sërë ushqimesh që nxisin inflamacionin.
Këtu përfshihet: sheqeri, karbohidratet e përpunuara, ushqimet e skuqura, mishi i kuq dhe yndyrnat e përpunuara.
Ushqimet Që Luftojnë Inflamacionin
Regjimi i duhur ushqimor për një person që vuan nga artriti duhet të përfshijë shumë ushqime që luftojnë inflamacionin.
Frutat që luftojnë inflamacionin janë: domatet, luleshtrydhet, mollët, qershitë, portokallet dhe ananasi.
Barishtet më të shëndetshme janë spinaqi dhe barishtet e egra të cilët mund të kombinohen shumë mirë me arrat dhe bajamet.
Hithra në veçanti rekomandohet kundër dhimbjeve dhe inflamacionin.
Ekspertët sugjerojnë konsumin e peshqve si salmoni, skumbria, sardelet dhe peshku ton por edhe vaji i ullirit.
Xhenxhefili është një zhardhok aromatik dhe pikant, përbërësit e të cilit luftojnë jo vetëm dhimbjen por edhe inflamacionin.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm në përpjekjet për të shuar dhimbjet është kapsaicina.
Kjo substancë gjendet tek specat djegës.
Konsumi i saj ose aplikimi në zonën e dhimbjes e mpin atë./AgroWeb.org