Kastravec dhe Kos për Freskinë e Fytyrës – Kombinimi i Duhur per Ju

4k 0

Për kastravecin si trajtim natyral fytyre me siguri keni dëgjuar shpesh.

Kastraveci rekomandohet shumë të aplikohet edhe në zonën e syve kundër rrathëve të zinj dhe në të gjithë fytyrën sepse është i pasur me biotinë dhe vitaminat A, B1 dhe C.

Por sot do të flasim për një mënyrë tjetër përfitimi prej kësaj primeje që vjen direkt e në ndihmë të lëkurës tuaj.

Duke qenë se 96 përqind e kastravecit përbëhet nga uji, kjo nënkupton që falë tij, lëkura është më e hidratuar.

Kastraveci njihet si qetësues natyral i lëkurës e sidomos asaj të fytyrës, duke e mbushur me antioksidantë që largojnë rrudhat dhe thatësinë e dëmshme.

Mëposhtë ju tregojmë mënyrën më praktike të përdorimit të tij si një maskë fytyre.

Ju duhen më pas përbërs nga sa mendoni dhe do të përgatisni një nga trajtimet më efikase, ekonomike dhe të lehta që keni provuar ndonjëherë.

Çfarë ju duhet

  • 1 kastravec i vogël
  • 2-3 lugë gjelle kos

Përgatitja e maskës

Për të krijuar këtë maskë siç edhe e lexuat duhen vetëm dy përbërës dhe mund të nisni nga puna.

Si fillim AgroWeb.org ju këshillon të grini kastravecin hollë në rende dhe vendoseni në një enë.

Më pas shtoni po aty edhe kosin dhe përzieni mirë me lugë të gjithë masën.

Më pas këtë masë aplikojeni menjëherë mbi lëkurë të pastër në mënyrë të njëtrajtëshme.

Sigurohuni që ajo të mbulojë të gjithë fytyrën njësoj dhe shtrihuni të pushoni diku, në mënyrë që të evitoni ndotjen e ambientit përreth apo rrobave me kos.

Këtë trajtim mbajeni mbi fytyrë për 5-10 minuta derisa të thahet e më pas shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm.

Ju rekomandojmë që këtë trajtim ta bëni të paktën 3-4 herë në javë për të larguar entjet, fryrjet dhe për t’i dhënë shumë hidratim fytyrës tuaj. /AgroWeb.org