Sheqeri edhe pse i shijshëm është gjithashtu një nga shkaqet kryesore të problemeve të shumta shëndetësore, përfshirë edhe dhimbjen e kokës.
Fatmirësisht ato janë mjaft të lehta për tu parandaluar dhe nuk do t’ju duhet të hiqni dorë nga ëmbëlsirat përgjithmonë.
AgroWeb.org mbështetur në kërkimet e fundit, ju tregon më shumë rreth lidhjes që ekziston mes sheqerit dhe dhimbjes së kokës.
Pse sheqeri shkakton dhimbje koke?
Sigurisht që gjithmonë flasim për sheqerin që u shtohet ushqimeve.
Pse ka rëndësi kjo? Sepse ushqimet që kanë sheqerna natyrshëm si perimet dhe frutat, përmbajnë fibra ose proteina, që ndihmojnë në ekuilibrimin e efekteve të sheqerit në gjak.
Ndërsa mungesa e fibrave, proteinave ose vlerave të tjera ushqyese tek ushqimet e përpunuara, bën që sheqeri që hyn në qarkullimin e gjakut, të rritet së tepërmi dhe trupi e ka më të vështirë ta ekuilibrojë atë.
Kur ka një ndryshim të papritur në nivelet e sheqerit në gjak, truri ynë është i pari që i ndjen efektet.
Nëse sheqeri juaj rritet shpejt, trupi duhet të prodhojë më shumë insulinë për të ekuilibruar sheqerin dhe e gjithë kjo tronditje mund t’ju shkaktojë dhimbje koke.
Nga ana tjetër, kur sheqeri ulet shumë, ju mund të keni dhimbje koke, të ndiheni të trullosur ose edhe të përjetoni gjendje të fikëti.
Për të larguar dhimbjen e kokës dhe efektet e tjera që shkaktohen nga sheqeri i ulët në gjak, sigurohuni që të konsumoni diçka të ëmbël menjëherë
Çfarë mund të bëni?
Fatmirësisht, shumica e trajtimeve për dhimbjet e kokës së sheqerit mund të gjenden në shtëpinë tuaj ose farmaci.
Këtu janë disa nga mënyrat më të dobishme për të zvogëluar dhimbjen:
Konsumoni sa më shumë ujë
Të qëndroni të hidratuar duke konsumuar sa më shumë ujë do të ndihmojë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe si rrjedhojë do të largojë dhimbjen e kokës.
Magnezi
Magnezi jo vetëm që ndihmon me rregullimin e sheqerit në gjak por është gjithashtu një ilaç natyral për dhimbjen e kokës. Gjithmonë konsultohuni me mjeku tuaj nëse merrni shtesa të magnezit.
Bëni një sy gjumë
Mungesa e gjumit përkeqëson shëndetin tone përfshirë edhe çrregullimin e sheqerit në gjak. Prandaj nëse keni një dhimbje koke të lehtë, përpiquni të flini për pak.
Provoni një medikamet qetësues
Nëse dhimbja e kokës nuk po largohet, ju mund të provoni mendikamete qetësuese si ibuprofeni, që merren në faramci pa recetë.
Kontrolloni sheqerin në gjak
Nëse vuani nga diabeti, duhet të kontrolloni sheqerin në gjak sapo të ndjeni që dhimbja e kokës po fillon.
Mund t’ju duhet të merrni ose të rregulloni dozën tuaj të insulinës.
Zakonisht, dhimbjet e kokës nga sheqeri nuk janë ndonjë problem i madh. Por nëse i përjetoni shpesh, kryeni një vizitë tek mjeku për t’u siguruar që nuk janë simptomë e diçkaje më serioze./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje