Luhatjet e Peshës, Ndikimi i Rrezikshëm në Organizëm dhe Kujdesi që Ju Duhet

1.1k 0

Një studim i Universitetit të Mjekësisë në Stanford të Kalifornisë ka zbuluar se luhatjet e peshës mund të ndryshojnë profilin molekular të trupit në mënyrë drastike.

Studimi të cilit i referohet AgroWeb.org tregon se shtimi në peshë dhe humbja e kilogramëve të tepërt në një hapësirë kohore të një muaji shkaktonte një ndryshim dramatik në gene, sistemin kardiovaskular, mikrobiomën dhe sistemin imunitar.

Ekspertët thonë se ndryshimet më drastike ndodhin kur njeriu shton në peshë.

Në një muaj, përmbajtja bakteriale e organizmit pëson ndryshime domethënëse.

Në këtë hark kohor, aktivizohen linja molekulare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me sëmundjet e zemrës.

Inflamacioni ndërkohë përhapet në trup në një ritëm më të përshpejtuar.

Lajmi i mirë është se pasi njeriu humbet kilogramët e tepërt dhe kthehet në peshën normale, shumica e sistemeve kthehen në gjendjen fillestare.

5 Efektet Anësore Të Luhatjes Së Peshës

Kur njeriu humbet peshë, ritmi bazë i metabolizmit pëson një ulje.

Kjo do të thotë se për çdo 10 përqind të masës së humbur trupore, njeriu duhet të konsumojë 20 përqind më pak kalori.

Rënia nga pesha shoqërohet me ndryshime hormonale, sidomos ato të urisë që përfshihen në një situatë kaotike.

Kësisoj, njerëzit që kanë humbur në peshë dhe më pas kanë shtuar sërish, ndihen më të uritur.

Inflamacioni

Shtimi në peshë shoqërohet me ndryshime genetike që prekin edhe mënyrën e përballjes me inflamacionin.

Inflamacioni kronik luan një rol kritik në shfaqjen e sëmundjeve të rrezikshme si kanceri apo sëmundjet e zemrës.

Kështu, luhatjet e peshës dhe inflamacioni përfshihen në një rreth vicioz të rrezikshëm.

Depresioni

Një studim i Universitetit të Oksfordit tregon se luhatjet e peshës në një hark kohor prej 12 vitesh rrisin gjasat e shfaqjes së depresionit.

Ky rrezik është më i lartë pas rënies nga pesha.

Sëmundjet e Zemrës

Shtimi modest në peshë nxit ndryshime genetike që dëmtojnë zemrën.

Disa prej ndikimeve janë afatgjatë të cilat vërehen edhe kur njeriu rifiton peshën e humbur.

Mjafton një luhajte peshe prej 3 kilogramësh që rreziku i atakut në zemër apo ishemisë të dyfishohet.

Rezistenca Ndaj Insulinës

Ekspertët thonë se luhatjet e peshës shkaktojnë ndryshime të mikrobiomës.

Këto ndryshime nxisin rezistencën ndaj insulinës, para-diabetin dhe diabetin e tipit 2.

Luhatjet e peshës ndodhin gjithmonë, por më e mira është që njeriu të shmangë regjimet drastike që mund të shkaktojnë rënie apo shtim ekstrem të peshës.

Njeriu duhet të ketë një peshë të shëndetshme trupore dhe të zbatojë një stil jetese po aq të shëndetshëm.

AgroWeb.org ju këshillon të hani ushqime të shëndetshme, duke nisur me mëngjesin e bollshëm, drekën e plotë dhe darkë të lehtë.

Konsumomi sa më shumë fruta dhe perime duke i kombinuar në gatime të ndryshme të shëndetshme.

Ushtroni sa më shumë aktivitet fizik dhe konsultohuni me mjekun për probleme shëndetësore që keni duke marrë trajtimin e duhur.  /AgroWeb.org