Manastirliu Paralajmëron: Priten Qindra Raste Të Infektuar Në Shqipëri

447 0

Pasi Organizata Botërore e Shëndetit shpalli koronavirusin COVID-19 si pandemi, ajo kërkoi vëmendje nga qeveritë e shteteve të prekura.

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për qytetarët pohoi se pesha e zbatimit të masave parandaluese është shumë e madhe.

Ndërkohë kreu i shtetit Edi Rama pohoi se përmes një algoritmi përmes të cilit kanë llogaritur të prekurit, pritet që në rastin më të keq të jenë qindar.

Ama sipas po të njëjtit algoritëm vetëm 3% e tyre do t’i përkasin rasteve serioze ku kërkohet përdrorimi i respiratorit.

Situata e përhapjes së këtij virusi në Shqipëri po shkon sipas parashikimeve të kruera nga ekspertët mjekësor.

Nga ana tjetër ministria e shëndetësisë tha se stafi mjekësor është përgatitur që të përballojë situatën që çdo qytetar të marri kujdesin e duhur.

Manastirliu nënvizoi rëndësinë për ndjekjen e rregullave të publikuara gjatë ditës së sotme.

Nëse këto rregulla nuk zbatohen, ajo paralajmëroi se ata që preken të parët janë pikërisht sistemet shëndetësore.

‘Një thirrje edhe për mjeket dhe infermierët, kujdesuni dhe mos abuzoni me mjetet mbrojtëse. Një personel që do të na duhet shumë, por secili nga ne duhet ta ruaj dhe të kontribuojë në ruajtjen e vetes dhe personelit mjekësor. Ne do të bëjmë çështë e mundur që të ruajmë shëndetin e qytetarëve të pacenuar”, përmbylli Manastirliu.

Kryeminsitri shtori gjithashtu edhe çështjen e panikut për furnizimet me ushqime apo ilaçe nga fria e mbylljes së bizneseve.

Ai pohoi se do të mbyllen ato biznese të cilët janë të nevojshme dhe përbëjnë rrezik për përhapjen e këtij virusi.

Gjithashtu ai solli në mendjen e qytetarëve se të gjithë ata që nuk do të zbatojnë rregullat e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë do të përballen me sanksione.

Përsa i përket gjendjes së mjekëve të dyshuar në Spitalin Infektiv të Durrësit, Manastirliu pohoi se ata nuk kanë rezultuar të prekur nga COVID-19./AgroWeb.org