Mënyrat më të Rëndësishme për të Mbajtur Peshën nën Kontroll

1.3k 0

Një nga mënyrat më të rëndësishme për ta mbajtur peshën nën kontroll është duke krijuar dhe vendosur zakone të shëndetshme të të ngrënit.

Krijimi i këtyre zakoneve është çelësi i suksesit kur bëhet fjalë për të qëndruar të shëndetshëm.

Prandaj është e rëndësishme të bëni disa ndryshime, në mënyrë që të mbani peshën nën kontroll.

Për të shmangur shtimin në peshë, AgroWeb.org iu njeh me disa nga gabimet që njerëzit bëjnë më shpesh gjatë të ngrënit dhe si t’i përmirësoni ato, në mënyrë që të ruani peshën trupore.

Mos i kapërceni vaktet

Kapërcimi i vakteve në mënyrë të rregulltë shoqërohet me shtim në peshë.

Orët që kalojnë ndërmjet vakteve kanë tendençë të rrisin ndjenjën e urisë. Dhe kur uleni për të ngrënë tendenca është të konsumoni më tepër ushqim.

Prandaj shtimi i vakteve të vogla ndërmjet vakteve kryesore, do të bëjë ndryshimin.

Konsumojini vaktet në orare të caktuara

Të konsumosh vaktet në kohën e caktuar mund t’ju ndihmojnë të ndjeheni të ngopur për më gjatë.

E kundërta ndodh kur nuk keni një kohë të caktuar për të ngrënë.

Regjimi juaj ushqimor përmban pak kalori

Edhe pse është e këshillueshme të filloni të shkurtoni kaloritë kur vendosni të humbni peshë, të qenurit tepër strikt me prerjen e kalorive ka gjithashtu pasoja negative!

Prerja në mënyrë drastike e kalorive është e paqëndrueshme. Dhe pas një periudhe të shkurtër kohe, ju mund të ndiheni të lodhur nga kjo e të riffiloni konsumin e tyre si më parë.

Prandaj këshillohet që të filloni gradualisht. Gjatë kësaj kohe keni mundësi të vendosni dhe të ndiqni zakonet e reja rreth mënyrës së të ngrënit.

Konsumoni vaktet larg nga çdo gjë që ju shpërqëndron

Kur uleni në tryezë, fikni televizorin, vendoseni telefonin tuaj në një dhomë tjetër dhe hani me miqtë dhe familjen tuaj.

Kjo do t’iu ndihmojë të konsumoni ushqim me vetëdije dhe jo në mënyrë të shpërqëndruar.

Kur jeni të shpërqëndruar gjatë vaktit keni tendencën të konsumoni më tepër duke mos e përtypur mirë ushqimin tuaj.

Kjo gjë ndikon në sistemin tretës dhe iu bën të shtoni në peshë.

Mos i nisni vaktet me ushqimet që përmbajnë karbohidratre

Njerëzit që zgjedhin të konsumojnë fillimisht karbohidrate, kanë tendencë të konsumojnë më pak ushqim gjatë vaktit në përgjithësi.

Dhe një një nga gabimet më të mëdha që njerëzit bëjnë është që nuk konsumojnë mjaftueshëm proteina

Marrja e proteinave ju ndihmon të ndiheni të ngopur, rregullon sheqerin në gjak dhe ndërton masën muskulare.

Eleminoni konsumin e  lëngjeve që përmbajnë shumë kalori

Konsumi i lëngjeve me shumë kalori, rrit sheqerin në gjak dhe iu jep energji jo shumë të qëndrueshme.

Llogarisni kaloritë që merrni nga lëngjet që konsumoni gjatë gjithë javës si: kafeja, çaji i ftohtë, coca-cola dhe pijet alkoolike.

Për të zvogëloar marrjen  e kalorive ju mund të eleminoni disa nga këto pije që mund të kosnumoni çdo ditë./AgroWeb.org