Si të Parandaloni Plakjen e Zemrës për të Shmangur Atakun dhe Isheminë

937 0

Njerëzit mbi moshën 30 vjeçare duhet të tregohen më të vëmendshëm për zemrën e tyre.

Pas kësaj moshe, zemra nis rrugën e pandalshme të plakjes gjë që rrit rrezikun e vuajtjes nga një atak apo ishemi.

Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org thonë se rreth 80 përqind e rasteve të këtyre dy problemeve që shfaqen tek njerëzit nën moshën 75 vjeç mund të parandalohen nëse shëndeti i zemrës do të ishte përmirësuar.

Sipas këtyre studimeve, 4 nga 5 të rritur rrezikojnë të vdesin parakohe si pasojë e stilit të pashëndetshëm të jetesës.

Rrjedhimisht ata duhet të lënë duhanin, të ushqehen shëndetshëm dhe të kryejnë aktivitet fizik.

Si Të Dalloni Moshën E Zemrës

Mbipesha, ushqimi i keq, mungesa e aktivitetit fizik dhe tensioni i lartë i gjakut janë faktorë të lartë rreziku që lënë gjurmë në zemër duke e plakur atë.

Mosha e vërtetë e zemrës mund të tregohet edhe nëpërmjet analizave ose duke kryer një test prej 16 pyetjesh që me siguri do t’ju ndihmojë.

Ky test organizohet nga Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe dhe British Heart Foundation.

Ju mund ta bëni atë duke klikuar këtu.

Testi shtron 16 pyetje të thjeshta fizike dhe për stilin e jetesës dhe jep me përafërsi moshën e saktë të zemrës.

Ky test mundet edhe të parashikojë nëse jeni të rrezikuar nga një atak në zemër apo ishemi në një moshë të caktuar.

Ai nuk ka si qëllim të diagnostikojë sëmundjet e zemrës.

Ky test ka si objektiv ndërgjegjësimin e njerëzve për shëndetin e zemrës dhe rreziqet që i kanosen asaj.

Kujdesi që duhet të tregoni

Sipas British Heart Foundation, të cilit i referohet AgroWeb.org një vit pas lënies së duhanit, rreziku i një personi për shfaqjen e sëmundjes së zemrës përgjysmohet.

Kryerja e të paktën 150 minutave aktivitet të moderuar fizik mundet gjithashtu të ulë rrezikun e ishemisë apo sëmundjeve të zemrës.

Ngrënia e tre deri në pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë është gjithashtu e rekomanduar për shëndetin e zemrës./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.