Korja Krokante e Bukës, Teknika e Duhur

1.7k 0

Përgatitja dhe pjekja e bukës në shtëpi është një aktivitet shumë i pëlqyer nga amvisat.

Sipas tyre, buka e gatuar në shtëpi ka më shumë shije dhe të lë hapësirë të provosh receta të larmishme.

Për më tepër, përgatitja e bukës është argëtuese, angazhuese por edhe shpërblyese për të gjithë familjen.

Në përgatitjen e kësaj buke, do të mësoni trukun e duhur për një kore krokante por të butë në të njëjtën kohë.

Më poshtë do të mësoni një mënyrë të thjeshtë dhe të shkurtuar të përgatitjes së bukës me kore krokante.

Mjafton të përzieni miellin, kripën, majanë e njomë të bukës dhe ujin. Lëreni brumin të qëndrojë e të vijë dhe më pas piqeni.

Aroma e kores krokante të bukës do t’ju kënaqë shijet dhe do të mbushë shtëpinë me aromën e ngrohtë të bukës së shtëpisë.

Përbërësit:

1 lugë e gjysmë gjelle maja e njomë buke

1 lugë e gjysmë gjelle me kripë të trashë

6 filxhanë e gjysmë miell shumë-përdorimësh

Miell misri

Përgatitja:

Në një enë të madhe përzieni majanë e bukës dhe kripën bashkë me tre filxhanë ujë të vakët.

Shtoni miellin dhe punojeni brumin dalëngadalë deri sa të jetë elastik por jo shumë i forcuar.

Mbulojeni me një napë dhe lëreni brumin të vijë në temperaturë ambienti për 2 deri në 5 orë.

Nëse jeni gati për ta pjekur, transferojeni brumin në banak, spërkateni me pak miell dhe krijoni një masë me formë rrethore.

Vendoseni atë në një tas të sperkatur lehtë me miell misri dhe lerëni të pushojë per 40 minuta të tjera.

Vendosni një tavë me ujë në pjesën e poshtme të furrës dhe ndërkohë tavën me brumin vendoseni në shkallën e mesme te saj.

Një teknikë e tillë do të krijojë  avull në furrë duke i dhënë bukës mundësinë qe të formojë një kore krokante por jo të thatë dhe të fortë.

Piqeni për 30-40 minuta në furrë të ngrohur më parë në 180-200 gradë ose derisa sipërfaqja e bukës të ketë marrë një ngjyrë të artë./AgroWeb.org