Përse ju Humbasin Gjithnjë Sendet? Si të Shpëtoni nga Stresi dhe Harresa

1.2k 0

Njerëzit po bëhen gjithnjë e më harraqë, qoftë nga ritmi kaotik i ditës, qoftë edhe nga ushqyerja jo e shëndetshme.

Ne harrojmë, në shumicën e kohës gjëra dhe sende të përditshmërisë.

Harrojmë ku kemi lënë telefonin ndonëse e kemi në dorë.

Harrojmë ku i kemi syzet ndonëse i kemi në ballë.

Harrojmë çelësat, portofolin, karikuesin, e ka raste më dramatike kur njerëzit harrojnë edhe fëmijët, në makinë e në shtëpi.

Diçka e tillë bëhet frustruese, sidomos kur duhet të kapim afate në punë e në përditshmëri.

Zakonisht momente të tilla mjegullimi të trurit ndodhin në mëngjes dhe darkë dhe shkaktojnë jo pak stress, acarim nervash dhe ankth.

Dhe ja si një problem i vogël në dukje shumohet si një virus në tru.

Dikur mendohej se humbja e sendeve të përditshmërisë ose harresa e tyre ishte një problem i njerëzve që vuajnë nga ‘Çrregullimi i Vëmendjes’ që prek jo pak fëmijë e të rinj.

Por jo, kjo na prek të gjithëve tashmë.

Si Të Shmangni Stresin e Mëngjesit Kur Ju Mjegullohet Kujtesa

Rregulli i artë i ekspertëve është që të shmangni rrëmujën në shtëpi.

Sigurohuni që çdo gjë të ketë vendin e vet dhe kështu do e keni më të lehtë të gjeni sendet tuaja.

Mos i lëshoni sendet tuaja personale kuturu në shtëpi.

Dokumentat duhet të kenë vendin e vet, çelësat gjithashtu.

Sa më i rregullt të jetë mjedisi i shtëpisë aq më të lehtë do ta keni t’i gjeni sendet tuaja.

Ekspertët paralajmërojnë se rrëmuja me ankthin janë të lidhura si benzina me zjarrin.

Për pasojë, sa më të rregullt të jeni në sistemimin e sendeve tuaja të përditshmërisë, aq me më pak ankth dhe stres do ta nisni ditën.

Nëse ju mungon koha, zgjidhni fundjavën që të vendosni rregull në shtëpi.

E mira e të mirave është që çdo mbrëmje të përgatisni veshjet, këpucët, çantën, çelësat e çdo gjë tjetër që ju duhet dhe t’i lini gati për të nesërmen.

Kështu do të jeni më të organizuar dhe do të dilni nga shtëpia më të çliruar nga barra e stërmundimshme e ankthit të mëngjesit. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.