Problemet me Këmbët – Treguesit e Fshehur të Sëmundjeve

1.7k 0

Ndonëse këmbët janë të mbuluara në shumicën e kohës, ato mund të tregojnë qartë shumë sëmundje serioze.

Bëhet fjalë për sëmundje si diabeti, tiroidja apo edhe ato kardiovaskulare.

Jini më të vëmendshëm ndaj simptomave të mëposhtme të renditura nga AgroWeb.org që të parandaloni një listë sëmundjesh, duke u konsultuar me mjekun tuaj.

Thembra të thata me lëkurë të ciflosur

Nëse përballeni me thembra dhe këmbë të thata e me lëkurë të ciflosur atëherë mund të vuani nga tiroidja.

Problemet hormonale shkaktojnë përtharjen e lëkurës thonë mjekët.

Nëse kremërat e lëkurës nuk e zgjidhin problemin atëherë AgroWeb.org ju këshillon të bëni një kontroll të tiroides.

Plagë të pashërueshme

Nëse keni puçra ose plagë të pashërueshme në këmbë atëherë mund të jeni prekur nga diabeti.

Nivelet e glukozës dëmtojnë nervat dhe qarkullimin e gjakut, ndaj ky i fundit nuk arrin tek këmbët.

Shumë njerëz që vuajnë diabeti, diagnostikohen me këtë sëmundje falë këmbëve.

Simptoma të tjera të diabetit përfshijnë mpirjen e këmbës.

Zmadhimi i gishtit të madh

Nëse e keni tepruar me alkolin apo mishin, atëherë përgatituni për një zmadhim të gishtit të madh.

Kjo ndodh falë depozitimit në rritje të acidit urik në zonën e këmbëve ose në kyçe të cilat fryhen.

Shtrembërim të këmbëve ose gishtave

Kjo ndodh kur trupi goditet nga infeksionet e mushkërive, sëmundjet e zemrës ose të zorrëve.

Indet në zonën e këmbëve enjten nga qarkullimi masiv i gjakut duke çuar në shtrembërimin dhe zgjerimin e gishtave.

Vijëzimet e thonjve

Nëse vëreni çarje, vijëzime, pika ose vrima të vogla në thonjtë e këmbës, atëherë mund të jeni prekur nga psoriaza e thoit.

Për këtë problem mund të merrni kremëra tek mjeku specialist.

Përthyerje të thoit

Thoi shtrembërohet ose përthyhet aq sa ngjan me një lugë.

Kjo është një tregues i pamjaftueshmërisë së hekurit, anemisë ose lupusit, një sëmundje që e detyron imunitetin të sulmojë qelizat, indet dhe organet.

Tregoni kujdes për këmbët dhe jini të vëmendshëm ndaj çdo ndryshimi që pësojnë ato. AgroWeb ju kueshillon të konsultoheni me mjekun tuaj nëse vëreni probleme shqetuesuese në këmbët tuaja. /AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.