Lulet e Kungullit – Gatimi dhe Shija e Rrallë Shqiptare

1.5k 0

Lulet e kungullit janë përdorur në kuzhinë që mijëra vjet më parë nga qytetërimet e lashta.

Edhe në Shqipëri këto lule kanë vendin e tyre në shumë receta fantastike. Disa prej këtyre gatimeve janë me barishte dhe disa të tjera shpalosin shijen e luleve të kungullit.

Në restorantet cilësore, petalet e luleve të kungullit përdoren të skuqura, në antipasta, sallata por edhe për zbukurime të ëmbëlsirave. Ato janë frymëzuese në gatime të ndryshme në kuzhinë.

Lulet e kungullit kanë një shije të ëmbël, të ngjashme me kungullin sigurisht. Ato mund të përdoren edhe në supa, salca, perime të mbushura apo të skuqura.

Janë aq të lehta si ushqim sa mjeshtrat më të famshëm i quajnë ‘ushqimi perfekt i mesnatës’.

Por kanë një disavantazh. Ato duhet të konsumohen menjëherë pas blerjes, sepse nuk zgjasin shumë në frigorifer.

Nëse jeni me fat dhe i rrisni vetë kungujt dhe kungulleshkat, atëherë mund t’i shijoni lulet e kungullit për një kohë të gjatë.

Vlerat ushqyese

Këto lule kanë vitamina dhe minerale, por 90% e përmbajtjes së tyre është ujë. Kjo do të thotë që duhet të hash shumë prej tyre që të marrësh doza të vlefshme ushqimore.

Në 100 gramë lule kungulli, gjendet gjysma e dozës ditore të vitaminës C, 40% të vitaminës A dhe një sërë vitaminash B.

Ato janë shumë bujare në folat, që e bën shtatzaninë, justifikimin perfekt për të ngrënë lule të tiganisura kungulli me pak gjalpë.

Si të blini lulet e kungullit

Lulet e kungulleshkave vyshken shpejt. Ato duhen konsumuar menjëherë sapo blihen. Në treg kërkoni për kërcenj të gjelbër e të njomë me lule portokalli të ndezur që nuk kanë nisur të vyshken.

Si të ruani lulet e kungullit

Ju duhet t’i mbani ato të paketuara mirë, të mbështjella me letër plastike dhe në një ambient të freskët. Vendosini në një ambient ku nuk ka rrezik të shtypen nga produkte të tjera.

Si të gatuani lulet e kungullit

Përdorimi tradicional i këtyre luleve është ai i skuqjes dhe mbushjes. Lulet e skuqura janë të shijshme dhe të lehta për t’u gatuar.

Kalojini pak në miell me pak kripë pasi t’i keni larë dhe tiganisini për 2-3 minuta. Vendosini në një letër pecetë që të lëshojnë yndyrën dhe i keni gati.

Shija e tyre delikate shkon mjaft mirë me vezët, sallatën jeshile dhe veçanërisht me djathin e freskët të baxhove shqiptare./AgroWeb.org