Pse Problemet me Gjumin Rrisin Rrezikun e Tensionit të Lartë

1.9k 0

Tensioni i lartë i gjakut është një nga rreziqet që i kanosen njeriut nga mungesa e një gjumi cilësor.

Studime të reja shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se pagjumësia, sjell një rrezik të madh të tensionit të lartë.

Një prej këtyre studimeve analizoi problemet me gjumin të 200 njerëzve të prekur nga pagjumësia kronike.

Pagjumësia kronike është një term që përshkruan vështirësinë e vazhdueshme në të fjetur për më shumë se 6 muaj.

Në studim u përfshinë edhe 100 njerëz që nuk kishin probleme me gjumin.

Të gjithë pjesëmarrësit duhej të flinin në drekë.

Shkencëtarët matën kohën që u duhej atyre për të fjetur.

Të dhënat konfirmuan se njerëzit me pagjumësi kronike të cilëve iu duhej më shumë se 14 minuta për të fjetur, ishin 3 herë më të rrezikuar nga tensioni i lartë.

Sa më shumë kohë ju duhet njerëzve që t’i zerë gjumi, aq më i madh është rreziku i tensionit të lartë.

Pagjumësia kronike ka ndikim tek njeriu gjatë gjithë ditës.

Njerëzit e prekur nga pagjumësia, ata që e kanë të vështirë të flenë pa ndërprerje apo ata të cilët i zë gjumi me vështirësi, e kanë të pamundur të flenë edhe gjatë ditës.

Ndonëse të pagjumë, ata janë të lodhur, por nuk qetësohen dot dhe janë shumë aktivë.

Këshilla e AgroWeb.org është të përpiqeni të keni një regjim sa më të mirë gjumi.

Problemet Me Gjumin Dhe Tensionin Prekin Më Shumë Gratë

Gratë janë më të prekura nga problemet me gjumin.

Kjo ndodh jo vetëm për shkak të volumit të punës. Ndodh edhe  prej ndryshimeve hormonale jo vetëm në muaj, por gjatë gjithë jetës.

Studime të tjera thonë se gratë që përjetojnë probleme sado të vogla me gjumin, kanë tension më të lartë.

Sipas studimeve, ndonëse gratë mund të plotësojnë sasitë e orëve të gjumit, shqetësimet më të vogla gjatë natës rrisin rrezikun e tensionit të lartë.

Lexoni këtu nga AgroWeb.org për mineralet më të nevojshme për gjumin dhe këtu për bimët më të mira kundër pagjumësisë./AgroWeb.org