Si Reagon Truri Ndaj Dashurisë – Zbuloni Faktet Interesante

1.8k 0

Dashuria është një koncept shumë dimensional dhe në një mënyrë ose tjetër mund të krijojë varësi.

Por ndryshe nga varësitë e tjera, dashuria, ose të paktën idea e një marrëdhënieje të shëndetshme, ju bën më të shëndetshëm.

Mësoni më shumë mbi ndikimin e dashurisë në tru dhe organizëm përmes këtij artikulli të AgroWeb.org.

Dashuria Me Shikim Të Parë Ekziston Me Të Vërtetë

Kush e ka provuar e di shumë mirë çfarë sikleti është kjo trullosje e ëmbël.

Pëllëmbët djersiten, zemra të duket sikur do të dalë nga kraharori dhe shpresa se personi që ua ka rrëmbyer zemrën, ushqen të njëjtat ndjenja, është e lartë.

Të gjitha këto, janë reagime të sistemit nervor që shkakton një kaskadë reagimesh stresuese dhe mbi të gjitha shumë adrenalinë.

Sa më shumë të kaploheni nga dashuria, aq më i lartë do të jetë niveli i kortizolit dhe hormoneve të stresit.

Stresi kronik është shumë i ashpër ndaj organizmit, por stresi i dashurisë mund t’ju bëjë më të mirë, më të zotë dhe më guximtarë.

Stresi i Dashurisë Është Diçka e Mirë

Fluturat në stomak nuk janë lojëra emocionale.

Disa ekspertë janë të mendimit se një dozë e vogël ankthi arrin të forcojë një lidhje romantike.

Pasiguria që ndihet në fazat fillestare të dashurisë (më do apo s’më do) mund të nxisë një nivel të lartë të kortizolit që më pas, nëse partneri juaj jua rikthen dashurinë, mund të shumëfishojë ndjesinë e afrimitetit.

Romantikët e Pashpresë? Fajin e Ka Kortizoli     

Ka disa njerëz që janë shumë më romantikë dhe pasionantë se të tjerët.

Studimet kanë treguar se ata janë të prekur nga nivele të larta të kortizolit dhe hormoneve të tjera të stresit.

Fiksimi Shkaktohet Nga Një Kimikat Nervor

Studimet tregojnë se të kaluarit kohë me dikë që do, shkakton të njëjtin emocion si një lëndë narkotike.

Të paktën, kështu e koncepton truri. Sistemi nervor e shikon dashurinë si një shpërblim dhe e kërkon atë gjithmonë.

Si dashuria, ashtu edhe lëndët narkotike apo akullorja nxisin çlirimin e dopaminës, transmetuesi nervor që ju nxit të kërkoni më shumë.

Dopamina është hormon që nxit dëshirën për të qenë më të suksesshëm në arritjen e objektivave.

Kur ju merrni atë që dëshironi, truri kënaqet për pak kohë.

Kështu ju formoni një traditë të mirëfilltë që mund t’ju çojë në rrugë të gabuar ose drejt një marrëdhënieje të lumtur.

Hormoni i Dashurisë Për Një Marrëdhënie Të Ngushtë

Ekzaltimi i dashurisë i nxitur nga dopamina, zbehet dhe ndiqet nga reagimet fizike.

Përqafimet dhe ledhatimet nxisin çlirimin e oksitocinës që promovon një lidhje të fortë.

Kjo lidhje emocionale dhe fizike nxit çlirimin e vasopresinës që shkakton instiktin mbrojtës dhe atë territorial.

Më pas partnerët, përballen me ankthin e ndarjes që i afron ata më shumë.

A e keni vënë re se shumë çifte vishen njësoj, me të njëjtin stil apo ngjyra.

Studimet tregojnë se në një marrëdhënie të fortë, gjëndja psikologjike dhe rrahjet e zemrës të çiftit pasqyrojnë njëra-tjetrën.

Të Lumtur Përgjithmonë

Kur keni gjetur dashurinë e vërtetë, përfitimet që do të merrni janë me të vërtetë të mëdha.

Studimet kanë treguar se një marrëdhënie e mirë ju bën më të shëndetshëm dhe ju zgjat jetën.

Njerëzit që kanë një marrëdhënie të lumtur sëmuren më rrallë.

Një marrëdhënie e lumtur është një nga anti-depresivët më të mirë natyralë në jetë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.