Fëmijët ankohen se janë të uritur mesatarisht katër herë në ditë, ose gati 1,500 herë në vit.
Sipas “The Sun”, një eksperiment me 1.000 fëmijë të moshës 6-16 vjeç, zbuloi se pavarësisht se kishin ngrënë vaktin e fundit deri në orën 7:02 pasdite, 67 për qind thanë se kishin fjetur të uritur. Ndërsa 88 për qind ishin zgjuar të uritur në mëngjes.
Gjithashtu, ora 12:05 është koha kur fëmijët kanë më shumë gjasa të ankohen dhe të thonë se kanë nevojë për të ngrënë diçka. Si rezultat i urisë, fëmijët thanë se ndihen të lodhur dhe se shpërqendrohen lehtësisht.
Studimi zbuloi po ashtu se nëse dikush i thonte shokut se ndihet i uritur, atëherë ata e ndanin ushqimin me njëri-tjetrin. Sipas ekspertëve, fëmijët ndjejnë uri të paktën katër herë në ditë./Burimi:Panorama
Lini një Përgjigje