Si t’i Vini në Ndihmë Dikujt me Depresion?

2.3k 0

Jo të gjithë e përjetojnë depresionin në të njëjtën mënyrë dhe simptomat mund të ndryshojnë nga një njeri në tjetrin.

Nëse dikush i afërt dhe i dashur për ju po përjeton depresion, ai mund të:

  • -duket më i trishtuar ose të ndihet izbrazët ose i pavlerë.
  • -të duket më pak i interesuar për të kaluar kohë me ju ose komunikojnë më rrallë se zakonisht.
  • -të mërzitet lehtë ose të duket jashtëzakonisht nervoz.
  • -ketë më pak energji.
  • -të mos kujdeset për higjienën bazë
  • -të ketë probleme me gjumin ose flerë më tepër se zakonisht.
  • -të kujdeset më pak për interesat e veta të zakonshme.
  • -të harrojë më shpesh ose ketë vështirësi të përqendrohet dhe të marrë vendime.
  • -ha më shumë ose më pak se zakonisht.
  • -flet për vdekjen ose vetëvrasjen.

Si mund t’i ofroni ndihmën tuaj?

AgroWeb.org ju jep disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të jeni një burim mbështetjeje për dikë të dashur me depresion.

Bisedoni me të.

Ju mund ta filloni bisedën duke ndarë shqetësimet tuaja, duke bërë pyetje specifike rreth problemeve të tij dhe mendimeve të veta.

Mbani mend se ata mund të dëshirojnë të flasin për atë që ndjejnë, por mund të mos dëshirojnë të dëgjojnë këshilla.

Prandaj dëgjoni më tepër dhe tregoni ndjeshmëri dhe interes edhe me gjuhën e trupit tuaj.

Ndihmojini ata të gjejnë mbështetje.

Miku juaj mund të mos jetë i vetëdijshëm se po kalon një gjendje depresive ose mund të mos dijë se si të kërkojë mbështetje.

Ju mund ta ndihmoni duke e inkurajuar të bëjë një takim me një terapist dhe ta ndihmoni të gjejë një të tillë.

Mbështetni atë në vazhdimin e terapisë.

Depresioni mund të rrisë dëshirën për t’u izoluar dhe ata mund të dëshirojnë në një moment të ndërpresin takimin me terapistin e tyre.

Inkurajojini ata të vazhdojnë terapinë, duke ju kujtuar herë pas here seancat gjatë të cilave janë ndier vërtetë mirë.

E njëjta gjë vlen edhe për mjekimin, inkurajojini ata të flasin me psikiatrin e tyre për të kaluar në një antidepresant tjetër ose për të ndërprerë plotësisht mjekimin.

Kujdesuni për veten.

Kur kujdeseni për dikë me depresion, mund të dëshironi të hiqni dorë nga gjithçka për të qenë pranë tij dhe për ta mbështetur.

Nëse shpenzoni të gjithë energjinë për të mbështetur mikun tuaj, do t’ju mbetet shumë pak për veten. Dhe nëse ndiheni pa energji ose të frustruar, nuk do t’i vini shumë në ndihmë.

Mësoni për depresionin.

Njohja me simptomat dhe terminologjinë e përgjithshme mund t’ju ndihmojë të keni biseda më të thella me mikun tuaj.

Kështu ju do të shmangni pyetjet e shpeshta dhe të lodhshme që atij mund t’i bëhen shpesh.

Ofroni ndihmë për detyrat e përditshme.

Kur dikush përjeton një gjendje depresive, detyrat e përditshme si pazari, pastrimi ose pagesa e faturave, mund të duken shumë të lodhshme.

Ofroni ndihmën tuaj dhe përpiquni të kryeni së bashku një detyrë specifike.

Jini të durueshëm.

Ata mund të vazhdojnë të ketë simptoma herë pas here edhe pas një trajtimi të suksesshëm.

Mos supozoni se një ditë e mirë do të thotë se ata janë “shëruar” dhe përpiquni të mos zhgënjeheni nëse një varg ditësh të këqija e bëjnë të duket sikur gjendja nuk do të përmirësohet kurrë.

Depresioni nuk ka një afat kohor të qartë rikuperimi dhe zakonisht është një proces i ngadaltë.

Qëndroni në kontakt.

Edhe nëse nuk jeni në gjendje të kaloni shumë kohë me ta, kontaktoni rregullisht me një mesazh, telefonatë ose vizitë të shpejtë.

Njerëzit me depresion mund ta kenë të vështirë të kontaktojnë miqtë dhe të bëjnë plane.

Kjo mund të rrisë më tej izolimin dhe mund të përkeqësojnë depresionin./AgroWeb.org