Ushqimet që Shtojnë Sekrecionet dhe Përkeqësojnë Shëndetin e Fytit

1.9k 0

Nëse po luftoni me të ftohurin dhe po përjetoni një infeksion të sinuseve, mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme.

Ushqimet që hamë mund të përmirësojnë ose përkeqësojnë situatën dhe në disa raste mund të jetë shkaku kryesor për prodhmin e tepërt të sekrecioneve.

AgroWeb.org ju njeh me disa ushqimet që mund të ndikojnë duke përkeqësuar gjendejn tuaj.

Çokollata

Çokollata në këtë rast mund të rrisë prodhimin e acidit në stomak, dhe mund të dobësojë sfinkterët e ezofagut.

Sfinkterët në ezofag, lejojnë kalimin ushqimit dhe lëngjeve në stomak dhe parandalojnë acidin e stomakut të lëvizë lart në ezofag,faring dhe laring.

Nëse ata dobësohen dhe acidi i stomakut përfundon atje ku nuk duhet, ju mund të përjetoni ngjirje ose humbje të zërit, kollë dhe gëlbazë në pjesën e pasme të fytit tuaj.

Mentja dhe Nenexhiku

Ashtu si çokollata, nenexhiku dhe mentja, mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj, veçanërisht nëse keni refluks laringofaringeal (LPR) ose gastroesofageal (GERD).

Ato mund të dobësojnë sfinkterët e sipërm dhe të poshtëm të ezofagut, duke shtuar sekresionet dhe përkeqësuar simptomat e tjera.

Kafeja

Po ashtu si ushqimet e sipër përmendura, kafeja dobëson shumë sfinkterët e ezofagut, duke lejuar acidin e stomakut të rikthehet në ezofag dhe fyt.

Ky acarim mund të shtojë prodhimin e sektecioneve.

Alkooli

Alkooli gjithashtu mund të dobësojë sfinkterët e sipërm dhe të poshtëm të ezofagut, duke shkaktuar acarim dhe sekrecione.

Dhe nëse e teproni, ai mund t’ju lërë të dehidruar. Kur jeni të dehidratuar, sekrecionet kanë tendencë të mblidhen dhe të qëdrojnë në fyt më gjatë.

Ushqimet që kanë shumë histaminë

Trupat tanë përmbajnë histaminë, por ka ushqime dhe pije që përmbajnë gjithashtu histaminë.

Këto ushqime janë djathi, kosi, lakra turshi, mishi dhe peshku i përpunuar, qershitë, patëllxhani e shumë të tjera.

Nëse keni intolerancë ndaj tyre, ju mund të përjetoni simptoma të ngjashme me një alergji ushqimore, duke përfshirë rritjen e prodhimit të sekrecioneve.

Pijet e gazuara

Edhe pse ky nuk është një problem për shumicën e njerëzve, mund të jetë i tillë për njerëzit që përjetojnë reflukse të shpeshta.

Gazi në këto pije, mund të shkaktojë gogësima dhe si pasjoë të nxisë refluksin dhe t’ju shtojë sekrecionet.

Ushqimet që shkaktojnë alergji

Qumështi, vezët, kikirikët, soja, susami, janë disa nga ushqimet e zakonshme, që shkaktojnë alergji.

Krahas simptomave tipike të alegjive nga ushqimi, si kruarje, ënjtje, marrje mendsh ose të vjella, ju mund të përjetoni simptoma në pjesën e fytit ose mushkërive. Simptomat mund të jenë: shtim i mukusit, vështirësi në frymëmarrje, kollitje ose ënjtje e fytit.

Megjithatë, ka shumë ushqime tek të cilat ju mund të mbështeni në rast se përjetoni shtim të sekrecioneve.

Disa prej tyre janë: ushqimet pikante; supa; ushqimet e pasura në fibra si frutat, legumet, perimet, drithërat./AgroWeb.org