Vitaminat që Ndihmojnë me Marramendjen dhe Mpirjen

3.6k 0

Marramendja dhe mpirja e trupit janë dy gjendje të trupit që thuajse të gjithë njerëit i kalojnë.

Ato mund të shfaqen si pa kuptuar ose të jenë pasoje e të tjera shkaqeve.

Sipas disa studimeve dhe ekspertëve ka disa arsye se përse këto gjendje ndodhin.

Gjithashtu ka edhe disa vitamina të cilat i japin zgjidhje këtyre problemeve.

Ndiqni listën e plotë të tyre për të parandaluar marramendjen dhe mpirjen e trupit.

Vitamina B

Vitamina B hyn në grupin e vitaminave që shkrihen në ujë kështu që mund t’i merrni në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas një studimi të bërë në vitin 2004 të publikuar nga Alfredo Bianchi “Vitamina dhe Hormone”, vitamina B2 mund të mbrojë ndaj migrenës dhe marramendjes.

Siaps të njejtit studim, vitamina B12 mund të mbrojë kundër migrenës dhe mpirjes në duart dhe këmbë.

Ndërsa mungesa e vitaminës B1 mund të çojnë në kardiomiopi, një sëmundje që dobëson dhe zgjeron muskujt e zemrës dhe mund të shkaktojë marramendje.

Vitaminë D

Kur përdoret me kalcium, vitamina D mund të ndikojë kundër migrenës sipas një studimi të publikuar në vitin 1994 nga Susan Thys – Jacobs.

Dhimbja e kokës dhe marramendja mund të jenë shenjë e mungesës së vitaminës D.

Vitamina E

Mungesa e vitaminës E mund të shkaktojë neuropati periferale që karkaterizohet nga mpirja e duarve dhe këmbëve.

Ajo cilësohet si një nga më të rëndësishmet për të parandaluar këto gjendje

Ushqimet ku i gjeni

Vitaminën B e gjeni tek sardelet, salmoni, drithërat e plota, qumështu, kosi, djathi, vezë.

Ndërsa ajo gjendet tek vaji i peshkut, drithërat e pasuruara, bulmetit.

Gjithashtu mund ta merrni direkt nga dielli pasi trupi nis të prodhojë vitamin D rreth 15 minuta pas qëndrimit në diell.

Një prej burimeve më të mëdha të vitaminës e janë farat e lulediellit, bajamet. Kungulli dhe specat e kuq./AgroWeb.org