697 0

Britania po inkurajon duhanpirësit të ndërrojnë cigaret tradicionale me ato elektronike

Deri në një milion duhanpirës do të inkurajohen të ndërrojnë cigaret tradicionale me ato elektronike tha qeveria britanike të martën. Sipas skemës, pothuajse një në pesë duhanpirës do t’i ofrohet një cigare elektronike si fillim, së bashku me mbështetjen për të ndihmuar në lënien e duhanit, tha Departamenti i Shëndetësisë.

Grave shtatzëna do t’u ofrohen gjithashtu kupona për t’i ndihmuar të heqin dorë nga zakoni, si pjesë e objektivit të qeverisë për të reduktuar numrin e duhanpirësve në 5% ose më pak të popullsisë nga 13% që është tani.  “Dy nga tre duhanpirës të përjetshëm do të vdesin nga pirja e duhanit. Cigaret janë i vetmi produkt në shitje që do t’ju vrasë nëse i përdorni vazhdimisht,” tha Ministri i Shëndetësisë Neil O’Brien në një fjalim të martën.

“Ne do t’i ofrojmë një milion duhanpirësve ndihmë të re për ta lënë duhanin. Do të financojmë një skemë të re kombëtare “shkëmbim për të ndaluar”, i pari i këtij lloji në botë.”

Megjithëse normat mesatare të pirjes së duhanit në mbarë botën janë më të larta se në Britani, duhani është ende shkaku më i lartë i vdekjeve dhe sëmundjeve në vend që mund të parandaloheshin.
Qeveria shpenzoi 68 milionë paund (84.52 milionë dollarë) në vitet 2021-2022 për masat e autoriteteve lokale për t’i bërë njerëzit të ndalojnë duhanin, duke çuar në 100,000 duhanpirës të lënë duhanin dhe duke lehtësuar presionin mbi Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të “mbytur” në Britani.

Megjithatë, “vaping” ka kritikët e tij dhe zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se popullariteti i tij tek fëmijët po i ekspozon ata ndaj kimikateve, efektet afatgjata të të cilave janë të paqarta.
Qeveria tha se do të ngrejë një skuadër përmbarimore të mbështetur nga 3 milionë paund fonde për të parandaluar shitjen e paligjshme të cigareve ekektronike për të miturit nën 18 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.