2.4k 0

Çfarë Duhet të Dini Përpara se të Blini Një Mikrovalë – Këshillat e Duhura

Këto paisje kuzhine janë fantastike për përgatitjen e shpejtë të ushqimit pas një dite të gjatë.

Llojet e ndryshme të mikrovalëve mundësojnë funksione të ndryshme, disa madje mund të zëvendësojë një furrë të zakonshme.

Ka shumë gjëra që duhet të merrni parasysh përpara se të blini një mikrovalë dhe AgroWeb.org ju vjen në ndihmë me disa këshilla.

Mikrovalët e thjeshta

Si vetë emri ato janë të përshtatshme për të kryer detyra të thjeshta, por mbani mend se: çmimi i lartë dhe fuqia e lartë nuk janë domosdoshmërisht të barabarta me cilësi të lartë.

Ato të jenë të lira, kompakte, të lehta për t’u përdorur, por ana negative është se ato në përgjithësi kanë një hapësirë të vogël dhe funksionalitet të kufizuar.

Mikrovalët e kombinuara

Këto lloje mund të veprojnë si një furrë e zakonshme, por pjekja me to mund të jetë më e ngadaltë dhe ushqimet mund të bëhen më të thata.

Megjithatë disa modele më të avancuara mund të jenë edhe më të specializuara.

Kapaciteti

Kapaciteti zakonisht varion nga rreth 17L në mbi 32L. Për familjet e mëdha, këshillohet një mikorvalë me një kapacitet rreth litra.

Gjithashtu ka rëndësi edhe madhësia e pllakës rrotulluese dhe lartësia e brendshme. Në këto raste diametri i pllakës rrotulluese duhet të jetë së paku 30 cm dhe lartësia e brendshme më shumë se 20 cm.

Madhësia

Mikrovalët vijnë në një sërë madhësish, prandaj merrni parasysh se sa hapësirë keni në ​​​​kuzhinën tuaj.

Shihni gjithashtu madhësinë e derës. Dyert e mëdha e bëjnë shumë më të lehtë heqjen e enëve të nxehta ose të rënda.

Hapësira e ajrimit

Çdo mikrovalë kërkon hapësirë të mjaftueshme ​​për ajrim, zakonisht të rreth 15 cm sipër dhe pas saj.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për versionet e kombinuara, pasi ato çlirojnë shumë ajër gjatë përdorimit.

Fuqia

Në përgjithësi, sa më e lartë të jetë fuqia, aq më e shpejtë është koha e gatimit.

Disa mikrovalë i kanë të përcaktuara nivelet e fuqisë me të cilën punojnë. Në këtë rast sugjerimi është që të zgjidhni atë që ju lejon jut ë zgjidhni fuqinë me të cilën dëshironi të gatuani.

Pllaka rrotulluese

Pllaka rrotulluese që rrotullon automatikisht ushqimin për të siguruar gatim të barabartë, duhet të hiqet lehtësisht në mënyrë që ju ta pastroni sa më lehtësisht.

Disa modele nuk e lejojnë këtë, pasi pllaka është e palëvizshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.