3.3k 0

Gizë apo Çelik Inoksi – Cili Tigan Është më i Miri për Kuzhinën Tuaj?

Të njohësh enët e gatimit është diçka e rëndësishme, që ndihmon në ruajtjen e cilësisë së ushqimit dhe në lehtësimin e procesit të gatimit.

Nëse gjendeni në dilemën mes një tigani prej gize dhe një prej inoksi, vendimi se kë të zgjidhni mes të dyve mund të jetë i vështirë.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me veçoritë e secilit, për t’ju ndihmuar të zgjidhni atë që ju nevojitet më shumë.

Rreth Materialeve

Në thelb, giza e shkrirë, është një aliazh hekuri me të paktën 2-4% përmbajtje karboni.

Çeliku është gjithashtu një aliazh hekuri, por me më pak se 2% karbon, me të paktën 10,5% krom dhe shpesh disa elementë të tjerë. Ky material i shtohet çelikut të zakonshëm për të prodhuar atq që njihet si çelik inoksi.

Ai është rezistent ndaj ndryshkut, mund të përdoret pothuajse me çdo përbërës dhe është jashtëzakonisht i qëndrueshëm.

Dallimet mes tyre

Giza është e mirë për gatime me nxehtësi të ulët dhe mesatare.

Ajo reagon ndaj ushqimeve acidike, kërkon pak kohë për t’u ngrohur dhe është e rëndë.

Por është perfekte për aromën dhe shijen që i jep ushqimit.

Tavat dhe tiganët prej gize duhet të nxehen paraprakisht përpara gatimit, sepse shtimi i ushqimit në gizë të ftohtë do të bëjë që ai të ngjitet.

Kjo mund të zgjasë disa minuta, pasi materiali i trashë nxehet në mënyrë të pabarabartë.

Kur gatuani, është më mirë të filloni me nxehtësi të ulët dhe ta rrisni atë gradualisht.

Megjithatë, sapo një tigan prej gize nxehet siç duhet, ai do ta ruajë shumë mirë nxehtësinë e tij.

Për këtë arsye, giza është ideale për gatime të ngadalta, si pjekja dhe pjatat që duhet të kalojnë nga soba në furrë.

Duhet të dini se me kalimin e kohës, ushqimet me aciditet të lartë si salca e domates apo vera, do të reagojnë me sipërfaqen e hekurit.

Edhe pse kjo nuk është e rrezikshme, mund t’u japë një shije metalike pjatave tuaja.

Ushqimet me erë të rëndë, si peshku apo ushqime të tjera deti, gjithashtu nuk rekomandohen të përgatiten në këto enë sepse vajrat mbeten në sipërfaqe.

Nga ana tjetër, tiganët e inoksit nxehen shpejt, shpërndajnë nxehtësinë në mënyrë të barabartë dhe mund të përdoren për të gatuar çdo ushqim në kuzhinën tuaj edhe nëse ai ka acidtet të lartë.

Për të gatuar sa më mirë me çelik inox, tigani duhet të nxehet paraprakisht për disa minuta.

Një mënyrë e thjeshtë për të parë nëse tigani është mjaftueshëm i nxehtë është ta spërkasni me pak ujë.

Nëse uji formon rruaza të vogla që kërcejnë në të gjithë sipërfaqen, ai është gati.

Cili është më i përshtatshëm?

Giza dhe çelikiu i inoksit ndajnë shumë ngjashmëri, ato janë të dyja të qëndrueshme, të gjithanshme dhe i japin ushqimit tuaj një shije perfekte.

Megjithatë, tiganët prej çelik inoksi mund të jenë një zgjedhje më e mirë për arsyen e thjeshtë sepse në to mund të gatuani çdo gjë.