1.8k 0

Letra Për Pjekje – Cili Është Ndryshimi Midis Letrës Transparente Dhe Asaj Të Ngjyrosur?

Kur bëhet fjalë për blerjen e kësaj letre të përshtatshme për pjeke, ju keni një zgjedhje për të bërë: Të merrni atë në ngjyrë të bardhë apo atë në ngjyrë kafe? Ka një ndryshim midis të dyjave, të cilin AgroWeb.org ju fton ta zbuloni më poshtë, në mnëyrë që ju më pas të bëni zgjedhjen më të përshtatshme.

Dallimi midis letrës pergamene të zbardhur dhe të pazbardhur

Letra pergamene është një lloj letre kuzhine që trajtohet me një shtresë silikoni ultra të hollë, e cila e bën atë jo ngjitëse, rezistente ndaj lagështirës dhe nxehtësisë. Përdoret zakonisht në gatimet me pjekje, sepse krijon një sipërfaqe jo ngjitëse midis ushqimit dhe enëve të gatimit dhe e bën pastrimin më të lehtë.

Edhe pse të dyja mund të përdoren për të njëjtat qëllime, ato kanë një ndryshim thelbësor që i dallon. Gjëja e parë që do të vini re për këto dy lloje është ndryshimi i tyre në ngjyrë.

Kjo për shkak se version në gjyrë kafe është i patrajtuar dhe krejtësisht pa ngjyrë, ndërsa tjetri është i trajtuar me klor, duke prodhuar ngjyrën e bardhë. Ndryshimi tjetër është se letra e pjekjes me ngjyrë kafe ka tendencë të jetë pak më e shtrenjtë.

 

Por a ka rëndësi se cilën prej tyre përdorni?

Kjo varet nga preferenca personale. Disa njerëz preferojnë të kufizojnë numrin e kimikateve në produktet e kuzhinës dhe i konsiderojnë ato me ngjyrë kafe si më të shëndetshme dhe më të sigurt. Megjithëse vlen të përmendet se nuk ka ende ndonjë studim që vërteton se letra e bardhë rrezikon shëndetin në ndonjë mënyrë. Nga këndvështrimi i gatimit, duhet theksuar se asnjëra nuk do të ndikojë në rezultatin që prisni të merrni nga receta juaj. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.