822 0

Një dhuratë e shijshme për fundvit – Çfarë ofrojnë shportat Gourmania 

Nëse bëni pjesë në grupin e njerëzve që i lënë dhuratat në momentin e fundit apo po prisnit të gjenit dhuratën perfekte për veten dhe të njohurit ndaloni në këtë artikull. 

Së bashku do të përgatisim një dhuratë të veçantë sipas shijes tuaj. 

Një ide e shijshme për fundvit 

Thonë se dashuria kalon nga stomaku dhe imagjinoni sa dashuri përcjell një dhuratë plot me shije të preferuara në fundvit. 

Kjo nuk është një ide e panjohur, por është gjithnjë e veçantë nëse përgatitet me kujdes dhe dashuri. 

Po flasim për shportat e dhuratave të mbushura me ushqime dhe pije të ndryshme. 

Në një nga dyqanet më cilësore në Tiranë ju mund ta ideoni shportën tuaj sipas dëshirës. 

Kjo është mjaft e rëndësishme për miqtë tekanjosë apo dhuratat e personalizuara deri në detaje për të dashurit tuaj. 

AgroWeb ka menduar që në dhuratat e këtij fundviti të shpërndajë më shumë shije, ndaj na ndiqni më poshtë në një ditë mr Gourmania. 

Përgatisni një shportë me ne 

Në rrugëtimin tonë në bërjen e këtyre dhuratave menduam të përzgjidhnim produktet më të shijshme të Gourmania sipas nesh. 

Produkti i parë që smund të mungojë në tryezë është panetonja. Ne zgjodhëm Panetonen Loison me shije agrumesh nga Sicilia. 

Më pas shtuam pak ëmbëlsi me çokollatat Baci, Verë të kuqe Italiane ose Franceze, djathë kaçkavall për ta shoqëruruar bashkë me sallamin e thatë që kompletojnë tryezën tonë të antipastave festive. 

Në një shportë ushqimesh nuk mund të mungojnë as përbërësit për një pjatë të parë plot shije. 

Kështu që ne zgjodhëm makaronat Garofalo, peston Tiguillo me erëza të freskëta si dhe vajin ekstra të virgjër të ullirit për shije. 

Ekstra shtoni aceton Ponti, kremin balsamik dhe fruta të thata shoqëruese. 

Gjithashtu mos harroni të bëni gëzuar me bulëzat e bukura ngjyrë ari këtë fundvit dhe fusni në shportën tuaj edhe një spumante Italiane sipas përzgjedhjes. 

Gjithashtu mund të shtoni produkte premium shqiptare Teuta, gliko, reçelë të ndryshëm, raki, verë vëndase e një sërë recetash e produktesh tradicionale. 

Paketimi dhe dashuria me të cilën kjo shprotë do të përgatiet nga vetë ju sigurisht që janë pjesa më e bukur e dhuratës. 

Mos nguroni të bëni vizitën tuaj në Gourmania dhe përgatisni një shportë plot dashuri këtë fundvit, pa harruar edhe leverdinë në çmime të këtyre produkteve premium. 

Gourmania e gjeni në rrugën Abdyl Frashëri përballë Presidencës, gati për porositë tuaja./AgroWeb.org