1.8k 0

Pasta Zbardhuese e Dhëmbëve Opalescence – Gjithçka Që Duhet Të Dini Rreth Këtij Produkti Fantastik

Ka qindra pasta dhëmbësh që pretendojnë të zbardhin dhëmbët tuaja për një buzëqeshje rrëzëllitëse.

Shumica prej tyre që kanë efekt zbardhues përdorin gërryes për të hequr njollat dhe mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme në smaltin e dhëmbëve. Pra, është e rëndësishme të gjeni një pastë që është edhe efektive dhe e sigurt!

Në rastin e Opalescence, përbërësit e pastës janë kombinuar për të zbardhur dhëmbët tuaj dhe për të siguruar mbrojtje maksimale për smaltin.

Në këtë artikull, AgroWeb.org ju njeh më tepër me këtë pastë e cila ka bërë bujë anë e mbanë botës, si edhe iu ofron disa udhëzime të përgjithshme për t’ju ndihmuar të gjykoni nëse Opalescence është produkti i duhur për ju.

Cilat janë cilësitë që e bëjnë një pastë dhëmbësh të mirë?

Natyrisht, ne presim që pasta e dhëmbëve të pastrojë dhëmbët dhe t’i bëjë ato të duken më të bardhë. Por më e rëndësishmja është që pasta të mbrojë dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve.

Faktorë të tjerë që bëjnë një pastë dhëmbësh të mirë janë se ato përmbajnë:

Ëmbëlsues artificial (si sakarina), pa sheqer.

Nuk janë shumë gërryrëse.

Ju inkurajojnë të mbani një regjim të mirë të higjienës orale sepse ato janë të këndshme dhe efektive për t’u përdorur.

Aspektet pozitive dhe negative të Opalescence

Zbardh dhëmbët deri në dy nuanca në një muaj nëse përdoret sipas udhëzimeve.

Duhet të dini se pastat zbardhuese nuk mund të ndriçojnë dhëmbët përtej ngjyrës së tyre natyrale. Vetëm një komplet zbardhues që mban peroksid hidrogjeni i përdorur për një periudhë të gjatë kohore mund ta bëjë këtë.

Formuluar për të çliruar fluorin shpejt dhe me efikasitet, në mënyrë që të forcojë smaltin e dhëmbëve.

Përdor një kimikat optik për të krijuar iluzionin e një buzëqeshjeje shumë më të bardhë.

Një nga aspektet negative është se përmban lauril sulfat natriumi (SLS), i cili mund të jetë një përbërës irritues për disa individë.

Ndryshe nga disa pasta zbardhuese, Opalescence mund të përdoret për një kohë të gjatë.

A funksionon vërtetë kjo pastë?

Opalescence synon të heqë butësisht njollat, e në të njëjtën kohë rikthen bardhësinë natyrale duke forcuar smaltin e dhëmbëve.

Njollat e produkteve si vera e kuqe, kafeja ose duhani shkaktojnë zverdhjen e dhëmbëve. Opalescence përdor silicë për të larguar këto njolla.

Smalti gjithashtu mund të dëmtohet nëse sulmohet nga bakteret që shkaktojnë aciditet. Por kjo pastë  përmban ksilitol, i cili i mbyt acidet.

Së fundmi, ky produkt është formuluar për të siguruar që fluori të përthithet shpejt dhe në mënyrë efektive. Kjo mbron dhe riparon smaltin e dhëmbëve, si  ruan gjyrën natyrale të dhëmbëve.

Pra, a funksionon? Po, për sa kohë që pritshmëritë tuaja janë realiste. Ashtu si me të gjitha pastat zbardhuese, as ky produkt nuk do t’i zbardhë dhëmbët përtej nuancës së tyre natyrale.

Sa shpejt mund t’i shihni rezultatet?

Ne jemi të gjithë unikë! Mosha, mjekimet, zakonet e të ngrënit dhe të pirit sigurisht që ndikojnë tek rezultatet. Disa njerëz mund të shohin rezultate vetëm pas një larjeje, për të tjerët mund të zgjasë më shumë. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.