2k 0

Përse Duhet të Zgjidhni Verën Shqiptare

Për prodhimin e verës në Shqipëri mund të flitet shumë,  pasi mendohet qënë trojet tona kjo traditë të jetë nga më të vjetrat në Evropë.

Që nga Epoka e Bronxit e më vonë nga Shqipëria tregtohej verë cilësore vendase drejt shumë vendeve si Italia apo Spanja.

Prodhuar me lloje rrushi që i trashëgojmë ende dhe sot si ai Vlosh, Shesh, Kallmet, Serini apo Pulsi i Beratit.

Edhe vetë emrat e këtyre varieteve dëshmojnë për autenticitetin dhe vjetërsinë e vreshtarisë në vend për shkak se frymëzohen nga toponime të disa fshatrave vendas.

Shqipëria “djepi i vreshtarisë Evropiane”

Për verën Shqiptare kanë folur edhe historianë e shkrimtarë që nga antikiteti të cilët e cilësojnë verën tone përveçse të veçantë edhe shumë të rëndësishme për të gjithë rajonin.

“Shqipëria mund të pretendojë që të jetë djepi i vreshtarisë Evropiane”, kështu shkruan Jancis Robinson në enciklopedinë e verës, “The Oxford Companion to Wine” – 1994.

Shkrimtarët latinë si Columella, Plinie, Virgjili në dorëshkrimet e tyre gjithashtu e citojnë Ilirinë e vjetër si burim i rrushit të një cilësie shumë të lartë.

Rrush i cili më pas u mboll edhe disa zona të Italisë për këtë arsye.

Sipas ekspertëve sot e gjithë merita i takon tokës, klimës e territorit të pasur që Shqipëria ofron.

Kodrinat e ulëta të pjesës perëndimore të vendit, temperaturat e ngrohta Mesdhetare i favorizojnë këto varietete të veçanta rrushi.

Diversiteti kulturave të rrushit është një pikë e fortë e vreshtarisë Shqiptare sipas ekspertit Z.Alfred Dumi, Teknolog, Konsulent dhe Auditor Ushqimor.

Në këtë mënyrë vinikultura vendase vazhdon të jetë ende një konkurente e fortë për të gjithë rajonin.

Vresht rrushi në kodrat e Beratit. Kantina Çobo

Rizgjimi i verës autoktone

Këtë traditë mund ta kujtojmë fare mirë edhe sot. Kush ka trashëguar apo ka mbjellë një vresht me rrush diku në cep të oborrit dhe nuk e ka shtypur e fermentuar në mënyrë artizanale për të përfituar disa shishe verë apo raki?!

Megjithatë historiku i prodhimit të verave në Shqipëri nuk ka qenë po kaq i thjeshtë sa shija e saj.

Ky proces për disa shekuj thuajse u zhduk pas pushtimit Otoman, por pasioni për prodhimin e saj u rizbulua sërish pas Luftës së Parë Botërore e më tej.

Prodhimi i vrës një zhvillim të madh gjatë periudhës së komunizmit në fermat shtetërore ku përpunohej rreth 40.000 tonë rrush në vit.

Kjo kulturë thuajse u zhduk sërish pas viteve 90 ku prodhimi u reduktua në rreth 7000 tonë në vit.

Por fatmirësisht sot mund të flasim për një panoramë krejt ndryshe. Vera Shqiptare e ka fituar pavarësinë në luftën me kohën, duke mbërritur po aq e thjeshtë dhe origjinale në shije edhe në ditët e sotme.

Një veçori e padiskutueshme e verës Shqiptare është se prodhohet nga rrush bio vendas dhe trajtimi i vreshtave dhe tokës me kimikate është thuajse minimal.

Duke sjellë kështu jo vetëm një produkt të shijshëm, por edhe të shëndetëshëm.

Nga prodhimi në familje i kësaj pije sa artizanale aq edhe të rafinuar, sot me verën prezantohemi nga kantinat e dedikuara.

Kantina të cilat kanë arritur të zhvillojnë një treg të vërtetë të verës autoktone qëmban emrin Shqipëri dhe shpërndahet në të gjithë botën.

Një histori suksesi e tradite që vazhdon

“Në vitet 1993 kur të gjithë i prisnin vreshtat ne mbollëm një” – kështu thotë Zoti Petrit Çobo, një nga themeluesit e Kantinës Çobo në Berat për nisjen e kësaj sipërmarrje.

Jo vetëm tradita familjare, por edhe kushtet e favorshme që klima e butë dhe toka e pasur e Beratit janë pikërisht vlerat që duhet të përçojë vera e vërtetë.

Kështu në pak vite për verën Shqiptare nisi një kapitull i ri në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.

Në kodrat me diell të Beratit, të pasuara me bimë e lule aromatike rritet rrushi i bardhë dhe  i zi të cilët më pas përfaqësohen denjësisht  në shishet e cilësore të kantinës në fjalë.

Shesh i zi, i bardhë, Puls, Vlosh janë disa nga varietet e rrushit që Kantina Çobo perdor.

Renditen si llojet më të mira të rrushit vendas dhe kanë një spërkatje të pakët me kimikate, duke ju ofruar kështu një gotë natyrale e të shëndetëshme.

Jo rastësisht një nga përparësitë e produktit Shqiptar në përgjithësi dhe verës Çobo në veçanti, është se asnjë etiketë e huaj nuk mund ta konkurojë në raportin çmim/cilësi.

Nën garancinë e produktit 100% Shqiptar e nën këtë emër, prodhohen lloje të ndryshme verash të cilat promovojnë të jetuarit në paqe me natyrën.

Vëllezërit Çobo shpjegojnë se tek ta tradita e vjetër e rrushit vendas ruhet ende.

Rrushin autokton Puls ne të cilin prodhohen disa lloje verërash, e kanë marrë nga fshati Tomorricë dhe e kanë shpërndarë në vreshtat e tyre për të rritur e ruajtur kultivimin e tij.

Pulsi i bardhë, një nga varietet më të rëndësishme të zonës kodrinore të Beratit.

Vera që prodhohet po me këtë rrush quhet “E bardha e Beratit”dhe për herë të parë pas viteve 90 përfaqëson verën Shqiptare në Atlasin Botëror të Verave.

Një botim i vitit 2006, ku u publikuan 8 etiketa si verat më cilësore nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor, “E bardha e Beratit” fitoi privilegjin e njërës prej tyre.

Në 22 vite prodhim dhe rizbulim të vlerave Shqiptare, familja Çobo ka si synim të shtojë edhe dy varietete të tjera po autoktone rrushi.

Fama e kësaj kantine që rizgjon traditën e lashtë Shqiptare të verarisë ka zgjuar edhe interesin ndërkombëtar.

Në një artikull të gazetës prestigjoze The Guardian me titull “Rilindja e verës Shqiptare”, Kantina Çobo përmendet pikërisht për veçantinë e traditës dhe shijes që përcjell ndër vite

Në veçanti  përmendet Shendevera, vera e parë e shkumëzuar Shqiptare e cila përshkruhet nga gazetari Tristan Rutherford “Si asgjë tjetër që kam provuar më parë”.

Traditë dhe shije vendase që mund ta përjetoni në vetën e parë, si për nga shija në shishe, ashtu dhe për nga mënyra e prodhimit të saj.

Udhëtim në zemër të kantinës

Mbi 10 mijë turistë vendas, të huaj e të apasionuar pas verës së mirë,çdo vit prezantohen me shijen Shqiptare.

Është modeli i parëi kantinës vendase që ofron një eksperiencë të vërtetë të shijimit dhe përjetimit të magjisë.

Ture të dedikuara për turistët në qilarët ku pushojnë në heshtje fuçitë e lisit, mbushur me verën Shqiptare Çobo.

Degustimi i verërave Çobo

Natyra e mrekullueshme dhe pozicioni ideal ku është vendosur kantina e bën këtë përjetim thuajse mistik të degustimi të verës.

Të korrat e mira apo vjelja e rrushit gjithnjë janë një arsye për tu festuar sipas Vëllezërve Çobo dhe kështu nisi edhe “Festa e Vjeljes” e cila mbahet tek kantina në Berat prej 15 vitesh.

Padyshim një traditë shijimi dhe eksperience e vërtetë se si është të prodhosh verë në mënyrën tradicionale.

Aromat krenare të Beratit

Kantina Çobo ofron për të gjithë shijuesit e verës një gamë të gjerë etiketash të verës së bardhë dhe asaj të kuqe.

Tek e bardha mund të shijoni verën Shesh i Bardhë,  të bardhën e Beratit (rrushi Puls), verën e shkumëzuar Shëndeverë dhe tek të kuqet verën Shesh i Zi , Kashmer, E kuqja e Beratit e cila përgatitet me rrushin e veçantë Vlosh.

Pije të prodhuara nga Kantina Çobo

Për të gjithë ju që preferoni distilatet e rrushit kjo kantinë ofron një mori ku mes tyre më e reja në treg quhet spirit of wine extra old.

Një brandy unik Shqiptar i pasur me aromë, intensitet dhe shije të zgjatur që zgjon shqisat.

Por dy nga më të veçantat e zones, si për nga emri ashtu dhe përbërja mund të themi se janë Shëndevera dhe E kuqja e Beratit.

E para, verë e bardhë e shkumëzuar e prodhuar me rrushin Puls, perfekte për të shoqëruar momentet e veçanta tuajat.

Dhe padyshim një pjesë historie nga Berati i lashtë është “E kuqja e Beratit” e nxjerrë nga rrushi Vlosh.

Shija e saj e fortë, aroma dhe ngjyra e thellë frymëzohet nga e kuqja e famshme e Onufrit, vlerësuar shpesh si një verë me karakter.

Pikërisht një nga arsyet më të forta përse duhet të zgjidhni verën Shqiptare.

Karkterizohet nga shija e thellë, pasuruar me aroma nga larmishmëria e bimëve dhe kilma e mire me te cilat toka dhe natyra Shqiptare është bekuar prej shekujsh./AgroWeb.org