1.8k 0

Qeramikë, Metal apo Qelq – Si të Zgjidhni Tavën e Duhur për Çdo Gatim

Po përgatisni një kek, peshk, byrek apo patate, e përbashkëta e të gjithë këtyre ushqimeve është pikërisht tava e pjekjes.

Nuk janë të pakta rastet kur duhet të zgjidhni mes modeleve të tyre dhe materialeve.

A keni menduar ndonjëherë se cila është e duhura për secilën nga recetat që përgatisni?

Mund të zgjidhni një tavë të çfarëdoshme apo ka një diferencë mes tyre.

AgroWeb.org j’ua shpjegon të gjitha në vijim të këtij artikulli.

Tavat e qelqit

Qelqi është një material jo reaktiv që do të thotë se receta juaj do të marrë një aromë më të thellë.

Gjithashtu ruan nxehtësinë me mirë se metali gjë që është e shkëlqyeshme nëse doni që gatimi juaj të qëndrojë i ngrohtë për një kohë të gjatë.

Nëse po përdorni një tavë metalike mund të ngroni temperaturën e furrës me 25 gradë në mënyrë që të qëndrojë i ngrohtë.

Kur përdorni një tavë qelqi kini parasysh të mos e lini sipër zjarrit të ndezur pasi mund të kriset.

Mos e fusni në furrë direkt nga frigoriferi,pasi ndryshimi ekstrem i temperaturave mund ta krisë tavën.

Tavat e qeamikës

Tavat me material qeramike janë shumë të ngjashme me ato të qelqit për shkak të veshjes së brendëshme dhe të jashtëme të tyre që ndihmon me ruajtjen e nxehtësisë.

Të dy modelet janë sat ë ngjashëm aq edhe të ndjeshëm e përdoren për gatime të cilat kërkojnë nxehtësi të madhe për më shumë shije.

Prandaj sa herë që përgatisni lazanja, makarona me djathë apo perime me salca të ndryshme përdorni një tavë të tillë.

Si qeramika ashtu dhe qelqi do të ruajnë butësinë e recetave tuaja, aromën dhe lëngun nëse kanë.

Tavat metalike

Metali është një nga materialet më të përdorura kur bëhet fjalë për kuzhinën dhe furrën.

Tavat e metalit nxehehn më shpejt që përkthehet në një gatim që piqet më shpejt e ka shije më krokante e të thekur.

Kini parasysh se alumini dhe metali ndikojnë në shijen e ushqimeve acidike si domatet apo agrumet, kështu që në gatimin e tyre është e këshillueshme të përdorni një tavë xhami ose qeramike.

Gjithashtu kini parasysh se metali është më i lehtë dhe më i hollë gjë që zvogëlon kohën e gatimin të recetës tuaj.

Një tjetër sekret i këtyre tavave qëndron tek materiali i brendëshëm, nëse janë pa shkëlqim gjithçka që keni brenda saj do të gatuhet më shpejt.

Nëse janë me shkëlqim do t’i pjekin gatimet tuaja më ngadalë ndaj zjgidhini sa herë piqni biskota apo receta të tjera të nagjshme./AgroWeb.org