Për t’u ndjerë të shëndetshëm duhet edhe të dukeni të tillë, prandaj kujdesi për pamjen e jashtme vitet e fundit ka marrë të gjithë vëmendjen e ekspertëve.
Lëkura dhe flokët janë një hartë që pasqyrojnë çdo gjë mbi organizmin tuaj dhe po kaq gjithëpërfshirës duhet të jetë edhe kujdesi për to.
Në regjimin tuaj të përditshëm duhet të futet patjetër edhe ai për flokët dhe lëkurën.
Duke qenë dy nga pjesët me të ekspozuara e të rrezikura nga ndotja dhe faktorët e jashëtëm duhet të dini si t’ju jepni atyre trajtimin e duhur.
Në këtë artikull AgroWeb ju rendit të gjithë këshillat që duhet të ndiqni dhe alternativat organike që ju ndihmojnë ta arrini këtë.
Nisni me pastrimin e thellë
Higjiena është aleati më i mirë i lëkurës tuaj dhe kjo vlen për këdo.
Lajeni fytyrën tuaj çdo mëngjes dhe mbrëmje me sapunin organik LAVA SOAP i cili depërton në thellësi te lëkurës tuaj duke dhuruar pastërti dhe butësi.
Ky sapun organik balancon yndyrën në lëkurë, largon aknet, papastërtitë dhe mikrobet duke e lënë fytyrën tuaj të butë gjatë të gjithë ditës.
LAVA SOAP është tërësisht organik dhe përbëhet nga qumështi i dhisë dhe mjaft përbërës të vlefshëm për lëkurën si mentja, rigoni, kalendula, vaji i ullirit apo soda e bukës.
Rëndësia e hidratimit
Hidratimi i mirë është çelësi i shëndetit të mirë në çdo moshë e kjo është këshilla që mbështesin fort edhe ekspertët.
Lëkura përballet çdo ditë me agresorë të jashtëm dhe të brendëshëm siç janë dielli, pluhuri, kimikatet, toksinat, stresi apo hormonet.
Ndaj është e rëndësishme t’a mbani gjithnjë të ushqyer e të mbrojtur deri në shtresat më të thella të saj.
Nëse po kërkoni një hidratues me përbërës 100% organik dhe veti antibakteriale, zgjidhni kremin MERIDIEM.
MERIDIEM është një krem, spraj hidratues i pasur me me vitamina A, C dhe E të cilat ruajnë elasticitetin, stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe kanë veti anti-inflamtore.
Përmban kalendulë, sherebelë, rigon dhe bar pezmi që ushqejnë, hidratojnë dhe i japin jetë lëkurës tuaj.
Mund t’a përdorni gjatë të gjithë ditës pavarësisht moshës apo gjinisë, për tonifikim të lëkurës dhe mbrojtje të plotë të saj.
Ndërsa për më të vegjlit ju këshillojmë të përdroni LEVITATE, një hidratues me veti antifungale që largon irritimet dhe kurarjet nga pelenat.
Ky krem – vaj me bazë kamomili, lule balsami dhe gjalpë shea dhuron hidratim të thellë dhe mbrojtje të plotë pa asnjë efekt anësor për shkak të formulës organike.
Kundër rrudhave dhe shenjave
Shenjat e moshës janë një proces i paevitueshëm me kalimin e viteve, por ato nuk kanë pse të shfaqen në fytyrën tuaj para kohe.
Ndaj është e rëndësishme që të merrni masat e duhura në kohën e duhur. Mjekët dermatologë këshillojnë aplikimin gradual të kremit REPARANDO.
Kjo praktikë do të parandalojë shenjat e moshës dhe do t’i japë më shumë kohë dhe rini fytyrës tuaj.
Ky krem është i pasur me vitamina dhe minerale nga gjalpi i dhisë, sherebela, gjalpi shea, produkte që vijnë nga bletët e një sërë bimësh medicinale të cilat luftojnë moshën.
Për flokë më të fortë
Një nga problemet më të mëdha që mund të hasni me flokët është rënia dhe dëmtimi i tyre.
Çfarë këshillojnë ekspertët është të bëni kujdes me larjen e tyre, jo më shumë se 2-3 herë në javë si dhe me produktet që përdorni.
Pas larjes spërkatini flokët me sprajin bimor SOLIDUM i cili vepron nga rrënja në majë për forcimin dhe rigjenerimin e tyre.
Ka në përbërje hithër, mente dhe bimën e bishtit të kalit të cilat qetësojnë skalpin dhe luftojnë radikalet e lira që dëmojnë flokët.
SOLIDUM është një trajtim bimor i testuar dhe aprovuar nga dermatologët dhe mund të përdoret nga femrat dhe meshkujt.
Mësoni më shumë rreth këtyre produkteve përmes artikujve të AgroWeb, duke klikuar këtu./AgroWeb.org