Buka e thekur me erëza të ndryshme i jep gjallëri një vakti ushqimor.
Ajo mund të kombinohet lehtë me një pjatë kos por edhe me një vakt më të rëndë e të pasur me produkte shtazore.
Erëzat i japin shumë shije dhe lezet bukës, edhe nëse ajo është e ndenjur.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përgatisni bukën e thekur me hudhër dhe dafinë.
Përbërësit:
- Disa feta buke
- Gjalpë ose vaj ulliri
- 2-4 thelbinj hudhre të shtypur
- Gjysëm gjethe dafine të thatë (erëzat i zgjidhni sipas dëshirës)
Përgatitja
Bukën mund ta prisni në feta të vogla e rrumbullake ose të gjata e të plota.
Në një enë, hidhni gjethen e copëtuar të dafinës, gjalpin ose vajin e ullirit, kripën dhe piperin.
Përziejini mirë deri sa të përfitoni një masë të dendur dhe më pas shtoni thelbinjtë e shtypur të hudhrës.
Pastën e gjalpit me hudhër dhe dafinë përdoreni për të lyer bukën në të gjithë gjatësinë e saj.
Më pas, futini fetat në furrë dhe piqini në një temperaturë prej 150 gradë.
Kini kujdes sepse buka mund të digjet shpejt.
Pasi të jetë thekur buka, hiqeni nga furra dhe servireni.
Vlerat e Ngrënies Së Bukës Së Thekur
Thekja është një proces që ndryshon profilin ushqimor dhe shijen e bukës.
Thekja e bën bukën më të shëndetshme, sipas ekspertëve.
Thekja e bukës është diçka shumë e mirë për diabetikët.
Buka e thekur ndihmon në uljen e nivelit të glicemisë. Kjo nënkupton se buka do të ketë një ndikim më të zvogëluar në nivelin e sheqernave në gjak.
Për më tepër, thekja zbut sasinë e yndyrnave tek buka.
Një gjë e tillë është e nevojshme për njerëzit që duan të kufizojnë kaloritë por nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga buka.
Buka e thekur i bën mirë stomakut dhe rekomandohet të konsumohet nga njerëzit e prekur nga diarea.
Në shumë raste, buka e thekur ndihmon në mbledhjen e stomakut për njerëzit e prekur nga të vjellat./AgroWeb.org