Lulet e kungulleshkave të mbushura e më pas të pjekura, kanë një shije vërterë speciale.
Në recetën e sotme AgroWeb.org ju njeh me dy mënyra të përgatitjes së tyre: të skuqura në vaj dhe të gatuara në furrë.
Le të përgatisim së bashku këtë meze të shijshme, perfekte për t’u shërbyer në këtë stinë.
Përbërësit
- 8 lule kungulleshkash
- 100 gr gjizë
- 40 g sallam mortadella
- 6 ullinj
- 2 vezë
- Kripë për shije
- Thërrime buke
Përgatitja
Lulet e kungujve i pastrojmë duke hequr bishtin e brendshëm dhe pjesën e fundit të kërcellit.
Më pas vazhdoni duke prerë mortadelën në kubikë dhe vendoseni në një tas. Shtoni aty gjizën, ullinjtë e pastruar nga bërthama dhe pak kripë.
Përziejeni masën dhe filloni të mbushni lulet e kungujve me nga dy lugë çaji mbushje. Mbështillni majën e luleve për t’i mbyllur.
Në një enë hidhni thërrimet e bukës dhe në një enë tjeter vezët e rrahura.
Lyejini lulet e mbushura të kungujve fillimisht në enën me vezë dhe më pas tek thërrimet e bukës.
Skuqini në një tigan me pak vaj ulliri derisa të bëhen krokante. Ndërsa për t’i pjekur në furrë, koha e gatimit është 20 minuta në 200 °C.
Provojeni recetën dhe na tregoni nëse i preferoni të skuqura apo të pjekura. /AgroWeb.org
Lini një Përgjigje