Makarona me Djathë Kaçkavall dhe Piper – Gati në Pak Minuta

2.5k 0

Më të shpejtat që mund të gatuani për një vakt plot shije.

Nuk do t’ju duhen më shumë se 3 përbërës dhe shija do të jetë mahnitëse.

AgroWeb.org ju tregon mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre në vetëm pak hapa.

Përbërësit

  • 320 gr makarona spageti
  • 200 gr djathë kaçkavall i grirë
  • Piper i zi
  • Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të vini një zjarr një tenxhere të mbushur me ujë për të zjerë makaronat.

Pasi të zieni makaronat si zakonisht, shtypni ose grini pak piper të zit ë freskët në mënyrë që të lëshojë sa më shumë shije.

Do t’ju duhet jo më shumë se një grush piper, por ju mund ta shtoni edhe sipas shijes tuaj, duke mbajtur në mëndje të mos e teproni.

Hidheni atë në një tgan të thellë ku do të gatuani edhe pjesën tjetër të recetës.

Tek tigani, bashkë me piperin, shtoni edhe një garuzhe nga uji i makaroanve që zjetë më parë.

Në fund aty shtoni makaronat duke i hedhur dhe pak nga uji i tyre në mënyrë që të formohet një salcë kremoze.

Në një enë të veçantë grini 200 gr djathë kaçkavall dhe hollojeni me 1 -2 garuzhe ujë makaronash. Përzieni vazhdimisht  dhe kur të formoni një salcë të bardhë homogjene hidheni edhe atë tek tigani që keni në zjarr.

Përzieni mirë të gjithë masën dhe makaronat tuaja janë gati.

Servirini të ngrohta dhe mos harroni t’i shoqëroni me kremin që përgatitët./AgroWeb.org