Petulla pa Miell – Receta e Thjeshtë me Shijen më të Veçantë

8.3k 0

Veza me bananen janë dy përbërës që mund të kombinohen lehtë në disa receta, kryesisht të ëmbla.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si me këto dy përbërës të gatuani petulla të ëmbla e të shijshme për mëngjes dhe jo vetëm.

Petullat me dy përbërës përbëjnë një recetë të lehtë e të thjeshtë për çdo amvisë.

Ato pasurohen me shurup, reçel apo mjaltë por edhe me të kripura.

Masa kremoze e përfituar nga rrahja e bananes me vezët gatuhet shpejt dhe shkrihet në gojë.

Shija është ajo e bananes por nëse përdorni pak vanilje ose mjaltë, shija do të jetë më e plotë dhe më e ndezur.

Me recetën e mëposhtme do të mund të gatuani 8 petulla me vezë e banane.

Përbërësit:

  • Një banane,
  • 2 vezë të mëdha të rrahura bashkë.
  • Gjalpë ose vaj për skuqja,
  • Reçel dhe sheqer pluhur

Përbërës shtesë:

  • Një majë luge çaji me pluhur pjekës që petullat të jenë të fryra,
  • Një majë luge çaji  me kripë,
  • Më shumë se gjysëm luge çaji me vanilje,
  • 1 lugë gjelle me kakao pluhur të paëmbëlsuar,
  • 1 lugë gjelle me mjaltë,
  • Gjysëm filxhani çaji me arra të grira ose copa çokollate,
  • 1 filxhan çaji me copa frutash të freskëta.

Përgatitja:

Shtypeni bananen në një tas duke përdorur një pirun deri sa ajo t’i përngjajë një pudingu të qullët.

Shtoni ëmbëlsuesit e përzgjedhur të sugjeruar më lart por arrat ose copat e çokollatës ruajini për më vonë.

Shtoni vezët dhe rrihini bashkë me një mikser dore deri sa të formohet një masë kremoze, e lëngshme si ajo e petullave.

Ngroheni tiganin në zjarr dhe hidhni yndyrën e preferuar.

Kur ajo të jetë nxehur mjaftueshëm, hidhni dy lugë gjelle nga brumi i lëngshëm i krepave.

Piqini në tigan deri sa sipërfaqja e secilës anë të marrë ngjyrë të artë në kafe.

Vendosini në një pjatancë dhe spërkatini me arra ose copa çokollate.

Servirini të ngrohta dhe shtoni mjaltë, reçel ose sheqer pluhur. /AgroWeb.org