Si të Përgatisni Fare Lehtë Supën me tre Përbërës

2.8k 0

Supa është një nga recetat më të thjeshta.

Mjafton që të vendosni për të zierë mishin apo perimet e në fund të shtoni erëzat dhe orizin apo makaronat.

Fakti që është kaq e thjeshtë e bën një nga recetat më të përdorura nga amvisat.

Përveç shijes perfekte, supa ka dhe plot vlera ushqimore që ndihmojnë organizmin të jetë i shëndetshëm.

AgroWeb.org ju sugjeron një recetë shumë të thjeshtë e cila kërkon vetëm tre përbërës.

Po po, e lexuat në rregull, kjo supë kërkon vetëm mish viçi, oriz dhe majdanoz.

Lexojeni mënyrën e përgatitjes dhe shijojeni këtë pjatë perfekte.

Përbërësit

  • 500 g mishi viçi
  • 1 filxhan çaji me oriz
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë dhe piper të zi

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju sugjeron që të zieni mishin e viçit me ujë.

Mbusheni tenxheren rreth 3-4 gishta mbi mishin, duke e mbuluar plotësisht atë.

Kur të formohen bulëza në sipërfaqen e ujit, kini kujdes që të largoni ajkën që formohet nga mishi.

Largojeni atë me ndihmën e një luge, dhe vazhdoni më përgatitjen e supës.

Kjo recetë nuk kërkon yndyrë të shtuar, pasi mish ii viçit përmban sasinë e nevojshme duke i dhënë supës dhe shijen unike.

Për të parë nëse mishi është zbutur aq sa të jetë koha që duhet të shtoni orizin, mjafton ta shponi me një pirun.

Nëse brendësia e tij nuk është ngjyrën karakteristike rozë të mishit atëherë mund të hidhni orizin dhe pak kripë.

Lëreni të ziejë plotësisht mishi dhe orizi në zjarr të ulët duke e përzierë herë pas here.

Kështu arrini të parandaloni ngjitjen e orizin në fund të tenxheres.

AgroWeb.org ju sugjeron që thelat e mishit mund edhe t’i prisni më të vogla kështu që zierja është më e shpejtë.

Kur gjithçka të ketë mbaruar, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe grini hollë majdanozin.

Vetëm sigurohuni që ta keni larë mirë më parë, pasi do ta përdorni të freskët.

Shtojeni majdanozin tek tenxherja dhe përzjejeni mirë e më pas mund ta shërbeni këtë supë që ju rigjallëron organizmin./AgroWeb.org