Petë Krokante me Mjaltë dhe Arra – Shije Magjepsëse

946 0

Një ëmbëlsirë e mrekullueshme dhe krejt e veçantë, që të rrëmben shijen menjëherë sapo e provon.

Është mënyra më unike e përgatitjes së petëve krokante të ëmbëlsuara me mjaltë dhe arra të thërrmuara.

Mjafton të përgatitet vetëm njeherë dhe padyshim kjo do shndërrohet në recetën e preferuar të të gjitha amvisave.

Më poshtë, AgroWeb.org ju udhëzon hapat që duhet të ndiqni për të përgatitur këta petë të ëmbla lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Petëve Krokante të Ëmbëlsuara me Mjaltë

Përbërësit

  • 7-8 filxhanë çaji me miell gruri
  • 2 lugë çaji me sodë buke
  • 10 korra vezë
  • Mjaltë
  • Aarra të thërrmuara
  • Kanellë
  • Një lugë çaji vanilje
  • Vaj ulliri

Përgatitja

Hidhni miellin dhe sodën në një tas të madh dhe përziejini me njëra-tjetrën.

Në vijim, AgroWeb.org ju udhëzon të rrihni në një tas më vete të verdhat e vezëve me vaniljen derisa masa të bëhet kremoze.

Në një tjetër tas rrihni të bardhat e vezëve derisa masa të krijohet në formën e shkumës.

Bashkoni masën e të verdhave të vezëve me shkumën e të bardhave të vezëve dhe më pas shtoni me ngadalë miellin.

Përzjeini me kujdes të gjitha bashkë derisa të krijohet masa e brumit.

Masën e brumit punojeni me duar dhe me pak vaj ulliri derisa të krijohet një brumë i butë nëse është e nevojshme shtoni edhe pak më shumë miell.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të ndani brumin në 6 ose 8 toptha.

Pudrosni tavolinën e punës me pak miell dhe hapni secilin prej topthave në një petë të madhe.

Selinën prej petëve ndajeni në 4-5 shirita të gjerë. Mblidhini në formën e rolesë ose në formën që dëshironi.

Vendosni tiganin në zjarr shtoni aty vajin e ullirit kur vaji të jetë i nxehtë hidhni të skuqen derisa të fryhen pak dhe të marrin ngjyrë të artë të zbehtë.

Sapo të skuqen vendosini në një pjatë ku keni shtruar letër kuzhine në mënyrë që kjo e fundit të përthithë vajin.

Vijoni kështu derisa të skuqni të gjitha petët.

Kur ftohen pak spërkaten me mjaltë, nëse preferoni me disa pika lëng portokalli, arra të thërrmuara dhe kanellë.

Nëse preferoni mund t’i spërkasni edhe me sheqer pudër në vend të mjaltit./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.