Qofte Korkante me Patate dhe Majdanoz

1.8k 0

Këto qofte krokante me patate, mund të përgatiten fare lehtë në shtëpi edhe nga ata që nuk kanë eksperiencë të madhe në kuzhinë, sepse kërkojnë pak përbërës dhe janë tepër të thjeshta për t’u përgatitur.

AgroWeb.org ju fton t’i provoni duke ndjekur recetën si më poshtë.

Përbërësit

  • 1 kg patate
  • Kripë dhe piper për shije
  • Majdanoz për shije
  • Vaj për skuqje

Përgatitja

  1. Qëroni dhe prisni patatet në gjysmë. Ziejini në ujë për rreth 30 minuta.
  2. Lërini të ftohen dhe më pas përupojini për të përftuar purenë e patateve.
  3. Shtoni kripën, piperin, majdanozin dhe përzijeni mirë që masa të bëhet kompakte.
  4. Bëni me brumin toptha. Vendosini në një pjatë dhe lërini të pushojnë në frigorifer për 1 orë.
  5. Skuqini në vaj të nxheur derisa të marrin ngjyrë  kafe të artë.
  6. Servirini me disa feta limoni ose me ndonjë salcë sipash shijes tuaj. /AgroWeb.org