Qofte me Kungulleshka në dhe Djathë në Furrë – të Shpejta e të Shëndetshme

1.6k 0

Kungulleshkat mund të themi se janë perimet që shkojmë me çdo gjë.

Ato mund t’i gatuani në gjellë, byrek, me oriz, makarona , të skuqura apo të pjekura.

Mënyra nuk ka rëndësi, shija është ajo e freskëta dhe e lehta si gjithnjë.

Në recetën e sotëme, AgroWeb ju tregon altërnativën më të shëndetshme të qofteve, pa mish dhe shumë dietike.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre dhe shijojini në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

  • 600 gr kungulleshka
  • 160 gr djathë i bardhë
  • 1 vezë
  • 130 gr bukë e thekur e grirë
  • Arrë moskat
  • Trumzë
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të lani mirë kungulleshkat.

Më pas grini hollë me anë të një rende kungulleshkat tuaja dhe kullojini ato nga lëngu që mund të lëshojnë gjatë këtij procesi.

Vendosini në një enë të thellë dhe ndërkohë shtypni apo thërrmoni djathin me duar dhe shtojani kungulleshkave.

Shtoni vezën, bukën e thekur të grirë, piperin e zi të bluar, arrën moskat, kripën, dhe disa gjethe trumze.

Punojini të gjithë përbërësit me duar siç bëni zakonisht me brumin e qofteve.

Derisa këto të gjitha të kthehen në një masë homogjene e të bashkuar.

Zgjidhni një tavë pjekje, shtrojeni me letër kuzhine dhe punoni qoftet me duar një nga një, duke i vendosur me distancë nga njëra tjetra.

Do të përfitoni përafërsisht 20 qofte të vogla me kungulleshka.

Futini ato të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 190 gradë për 15-20 minuta.

Kur të marrin ngjyrë të artë e të kenë një sipërfaqe krokante mund t’i nxirrni të ftohen e t’i konsumoni.

Qoftet tuaja mund t’i konsumoni të ngrohta menjëherë ose t’i ruani të mbyllura në frigorifer deri në dy ditë./AgroWeb.org