Receta e Salcës Me Bathë – Mësojeni Këtu

1.4k 0

Kjo është një recetë e cila përgatitet veçanërisht në pranverë, kur është e mundur të gjesh bishtaja të freskëta.

Është një salcë e shijsh,e me një shije delikate, që mund të përdoret për makarona, për rizoto ose për të shoqëruar pjatat e dyta me misht të pjekur.

Zbuloni më poshtë se si të përgatisni këtë salcë shpejt dhe lehtë duke ndjekur procedurën dhe këshillat hap pas hapi nga AgroWeb.org.

Përbërësit

200 g kokrra bishtajash

80 g djathë kaçkavall lope

4 gjethe borziloku

1 thelpi hudhër

75 ml vaj ulliri

Kripë për shije

Përgatitja

Filloni duke qëruar bishtajat dhe duke nxjerrë prej tyre kokrrat e fasuleve.

Mblidhni fasulet në një mikser kuzhine dhe shtoni aty djathin kaçkavall të grirë, hudhrën dhe gjethet e borzilokut  të lara mirë.

Hidhni pak vaj ulliri ekstra të virgjër dhe jepini shije me pak kripë.

Më pas përpunojini përbërësit në mikser derisa të përftoni një salcë kremoze.

Kjo salcë mund të ruhet në frigorifer për 2 ditë, në një kavanoz qelqi ose në një enë hermetike, duke shtuar në sipërfaqe pak vaj ulliri.

Për ta bërë salcën edhe më të shijshme, gjatë përpunimit në mikser mund të shtoni një grusht me arra pishe, bajame ose disa kokrra arre. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.