Receta e Veçantë e Kungullit me Kaçkavall

1.5k 0

Nëse shpesh e gjeni veten duke bërë të njëjtën recetë, atëherë AgroWeb.org në këtë artikull do t’ju njohë me një recetë shumë të thjeshtë për një shije të re.

Kjo recetë ka si bazë kungujt dhe djathin kaçkavall dhe është një pjatë e veçantë për një tryezë të larmishme.

Kungulli është një ushqim i pasur në vitamina, minerale dhe përmban pak kalori.

Ai përmban kalium që ka një ndikim pozitiv në tensionin e gjakut. Ndërsa antioksidantët tek kungulli munden të parandalojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe të përmirësojnë shikimin. Pra një tjetër benefit nga ky ushqim, përveç shijes së tij të veçantë.

Njihuni më poshtë me hapat që duhet të ndiqni për të përgatitur këtë recetë.

Përbërësit:

  • 1-2 kg kungull
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 2 lugë gjelle gjalp i tretur
  • 4 lugë gjelle djathë kaçkavall
  • Piper i zi i bluar, për shije

Përgatitja

Pasi të keni pastruar mirë sipërfaqen e kungullit, me anë të një thike të mprehtë, prisni kungujt për së gjati, në gjysmë. Pastroni brendësinë nga farat me anë të një luge.

Më pas në një tenxhere presioni vendosni dy gjysmat e kungullit dhe shtoni 1 filxhan ujë.

Lërini të ziejnë për rreth 10 minuta dhe më pas hiqni kungujt duke i trasferuar në një enë të përshtatshme.

Largoni pjesën e jashtme të kungullit dhe me anë të një piruni filloni të gërryeni pjesën e tij të brendshme, duke e copëtuar në formë fijesh të gjata.

Transferoni kungujt e copëtuar në një tas dhe hidhni lëkurat e tyre.

Në një tigan, shtoni gjalpin e tretur dhe vajin e ullirit, ngrohini për rreth 3 minuta derisa ato të bashkohen.

Në tasin me kunguj shtoni, përbërjen me gjalp dhe vaj ulliri, gjithashtu edhe djathin së bashku me përbërësit e tjerë.

Nëse doni të shtoni më shumë proteina në këtë vakt, ju mund të shtoni karkaleca ose copa të mishit të pulës./AgroWeb.org